Letërsi

Veprimtaria letrare e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të ruhet në Arkivat shqiptare

Shkruar nga Liberale

Veprimtaria letrare e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do

Fondi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet, ndërsa shkruan se familjarët e Kadaresë kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar.

“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkruan Rama.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, e konsideron si një nder dhe përgjegjësi për Arkivën shqiptare që tashmë është pasuruar me një fond të rrallë, si ai i shkrimtarit të madh e të mirënjohur, Ismail Kadare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH