“Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në epokën e amballazhit, e cila e urren përmbajtjen.”
Kjo thënie nuk i përket Fan Nolit, të cilit i mvishet gabimisht në postime të shumta në rrjetet sociale. Por i përket Eduardo Hughes Galeano, shkrimtarit të njohur amerikano-latin.
Eduardo Hughes Galeano (3 shtator 1940 - 13 prill 2015) ishte një gazetar dhe teoricien uruguaian, i njohur për veprat e tij (Memoria e Trilogjisë së Zjarrit, 1986) dhe (Varjet e hapura të Amerikës Latine71, ) të cilat janë përkthyer në mbi njëzet gjuhë të ndryshme të botës.
Në veprat e Eduardo Galeano haset një ndërthurje e letërsisë artistike, gazetarisë, analizës politike dhe historisë.