Preç Zogaj
Rekomandim për lexim
JA GJENIA NJEREZORE, LAKURUQE, POR E VESHUR ME YJE *
Dy antologji për t’u lexuar dhjetra herë, përherë.
“Poezitë me të bukura të botës”, përzgjedhur e përkthyer nga Rudolf Marku.
“Letër në nëntor” (Antologji e poezisë botërore) përzgjedhur e pëkthyer nga Elvana Zaimi-TUFA.
Të dyja me provë, me garanci të dyfishtë nga cilësia e përzgjedhjes së poezive nga gjuhët e mëdha dhe sjelljes së tyre në stihinë e shqipes.
E pritshme nga poeti i shquar Rudolf Marku, prej një jetë pelegrin i tempujve të artit në ravgimin e përplotësimit të një antologjie kësisoj, duke e marrë me vete kudo ku e ka hedhur jeta.
Disi surprizuese nga Elvana Zaimi TUFA, e cila ka spikatur me pëkthime të një subtiliteti të rrallë në prozë, po siç na e rrefen vetë në parathënien e antologjisë, e ka berë leximin dhe përkthimin e poezisë pjesë të mahnitjes së saj artistike që në krye të herës.
S’mund të mos ndodhte që dy antologjitë, botuar secila në vjeshtën e vitit 2024, të priten me njëra-tjetrën te një numër autorësh elitarë.
Sakaq, ato e pasurojnë njëra-tjetrën me shtrirjen në gjithkohë, si një katalogmargaritarësh, nga fillesat deri në ditët tona ajo e Rudolfit, me zgjerimin në katër anët e horizontit ajo e Elvanës, me fokusim te shkëlqimi fenomenal i poeteshave amerikane të gjysmës së dytë të shekulli të njëzetë.
Ua rekomandoj lexuesve të poezisë në përgjithësi.
Ua rekomandoj autorëve të rinj dhe atyre në moshë.
Në rininë time e përjetonim si festë leximin e poetëve të medhenj të botës, të lejuar pjesërisht disa syresh, të përkthyer akoma më pjesërisht, në forma klandestine, të ndaluarit. Nuk e imagjinonim sa i pasur ishte panteoni i poezisë bashkëkohore. Izolimi, ironikisht, na privonte edhe nga vuajtja e padijenisë. Mjafton të them se poetin e madh polak, Çesllav Milosh, fitues i çmimit Nobël në vitin 1980, unë dhe moshatarët e mi e kemi njohur pas vitit 1990. Megjithatë, si “brezi i antenës së ngritur në mjergull”, kemi mundur të lexojmë autorë të mëdhenj anglezë, amerikanë, amerikano-latinë, italianë, francezë, rusë, portugezë, grekë, rusë, rumunë, çekë e tjerë- tëndaluar apo të botuar me pikatore nëShqipëri.
Lexonim për kënaqësi. Lexonim për të kuptuar poezinë. Lexonim për të mësuar. Lexonim për inspirim. Lexonim për të njohur e kalibruar veten tonë si autorë. Lexonim për të vazhduar, për t’u përmiresuar apo edhe për ta lenë.
Leximet caktojnë stadin e fillimeve dhe vazhdimeve të një autori.
Nuk pretendoj t’i mësoj ndokujt ndonjë gjë me këto që po them. Çdo autor krijon përvojën e vet mbi të cilën mbështetet me shumë se mbi përvojën e të tjerëve.
Më vjen të besoj se leximi njëherë dhe përherë i këtyre dy antologjive, sikurse i mjaft vëllimeve poetike nga poetë cilësorë të huaj dhe shqiptarë, ndihmon për të ndriçuar keqkuptimin për poezinë, pra çfarë nuk ështe poezi pavarësisht se shkruhet me vargje. Në të njëjtën kohë për të përceptuar nivelin ku të shkruarit ndahet nga vargëzimi dhe starton si poezi.
Le tu jemi mirënjohës kësaj here Rudolf Markut dhe Elvana Zajmi-TUFËS, antologjitë e të cilëve i përshendes me një fjali të vjedhur nga poeti frances Alen Boske: “Ja genia njerëzore, lakuriq por e veshur me yje”.
William Butler YEATS
Irland: 1865-1939
Çmimi Nobel për vitin 1923. Poet, dramaturg dhe kulturolog irlandez, njëri ndërfigurat më të shquara të letërsisë së shekullit tëXX. Nga fundi i jetës filloi të kërkonteintonacione të reja për poezinë e vet, kryesishtnën ndikimin e mikut më të ri në moshë, Ezra Pound.
KUR TË JESH PLAKË*
Kur të jesh plakë, me thinja dhe tërë gjumë,
E pranë zjarrit të kotesh, e kap kët’libër në dorë
Ngadalë lexon, dhe ëndërron për atë vështrimhyjnor
Që sytë e tu kishin, dhe hijet e thella që kanëlënë gjurmë;
Sa njerëz i deshtën çastet e tua plot hir e gëzim,
Dhe deshën bukurinë tënde-me dashni a rrenë,
Por veç një burrë e deshi shpirtin tënd qës’pren,
Dhe desh pikëllimin e fytyrës tënde gjithëndryshim.
Dhe tek përkulesh pranë flakëve që kanë mbetë
Pëshpërit, me pak trishtim,se si Dashnia ikë,
Dhe se si Dashnia ecën lart përmbi maletthikë
Dhe në grumbull yjesh fsheh fytyren e vet.
• Përktheu Rudolf Marku
Khalil Gibran ( 1883-1931)
Shkrimtar libanezo-amerikan, poet dhepiktor. Ai mbahet gjithashtu si filozof, edhepse vetë refuzonte të quhej i tillë. Më sëshumti është i njhur si autori i Profetit , botuar në SHBA në 1923 dhe qyhs atëherëështë një nga librat më të shituar të të gjithakohrave , përkthyer në më shumë se 100 gjuhë. Kritikët e kanë qujtuar “ndikimin e vetëm me të rëndësishëm në poezinë dheletërsinë arabe gjatë gjysmës së parë tëshekullit të XX”.
SHEGA*
Njëherë, kur jetoja në zemër të një shege, dëgjova një kokër të thoshte:
- Një ditë do të bëhem pemë dhe do të këndojnë degët e mia dielli do të vallëzojë nëgjethet e mia, do të jem më e fortë dhe e bukur në çdo stinë.
Pastaj foli një kokërr tjetër dhe tha:
-Kur isha e re sa ti edhe unë kasha mendimetë tilla, por tani që I peshoj dhe mas gjërat, shoh se shpresoja më kot.
Pastaj foli një e tretë dhe tha:
-Nuk shoh asnjë të re që të më prentojë një tëardhme madhështore.
Ndërsa e katërta tha:
Çfarë talljeje do të jetë jeta jonë pa një tëardhme madhështore.
Tha një e pestë:
-Pse do të zihemi se çdo të bëhemi kur nuke dimë çfarë jemi.
Por e gjashta ia ktheu:
-Çfarë do të jemi, ashtu do të vazhdojmë tëjemi.
Dhe një e shtatë u përgjigj:
-E kam shumë të qartë idenë se si do të jetëgjithçka, por nuk di tya shpreh me fjalë.
E kështu foli nje e ettë, e nëntë, e dhjata e shumë të tjera, derisa të gjitha po flisnin dhenuk mund të dëgjoja asgjë nga aq shumëzëra.
Kështu që qysh prej asaj dite u shpërngula nëzemrën e një ftoi , ku farat janë të pakta dhepothuajse të heshtura.
*Përktheu Elvana Zaimi TUFA