Letërsi

REÇENCË nga Ermir Nika: Me Dionis Priftin, fituesin e Çmimit Letrar Kadare 2024, shpresojmë te një gjenerate e re shkrimtarësh

Shkruar nga Liberale

REÇENCË nga Ermir Nika: Me Dionis Priftin, fituesin e Çmimit

Nga Ermir Nika

Që në krye të herës, më lejoni të ndaj bashkë me ju, mendimin që më bren e më vë përballë një shqetësimi kronik, se ky roman që keni sot në duar, nuk është konceptuar dhe as shtruar si njëkryeveprër që do të trondisë botën e letrave në Shqipëri dhe as,se do të prekë ndonjë raport në hierarkinë e vlerave letrare, përkundrazi....

Pikërisht ky është një moment që kërkon vëmendjen e të gjithëve! Mbase kemi mbërritur tek pika e kthesës, më saktë tek ai ndryshim i cili po prek të gjitha sferat krijuese dhe intepretuese, jo vetëm në Shqipëri. Kur të përfundoni kapitullin e parë e të vazhdoni me kapitullin e dytë, të tretin e me radhë, do të kuptoni se autori i këtij romani, një djalosh i panjohur nëletërsi por me gjasë edhe të gjithë ne mund të jemi të panjohur për të, pa kurrëfarë hezitimi dhe me marrëzinë e një të riu, ia del mbanë të ndërtojë atë realitet që mbase pjesa më e madhe prej nesh e sfidojnë me indiferencë! Vetvetiu shtrohet pyetja; pse po ndodh e gjithë kjo?! Mos vallë sot gjeneratat nuk i binden mëndërvarësisë mes tyre, ku asnjëra syresh të mos pranojë të pasojëatë pararendësen dhe kështu, falë kryeneçësisë të fituar nga njëkompleksitet i shumëanshëm psikologjik, të shprishet rrjedha kronologjike dhe AND e artit të shkruar!

Kjo dilemë, në vetvete përbën edhe analizën tërësore, të nxjerrëmes rreshtave teksa përfshihesh në krejt stilin dhe atmosferën qëmbizotëron nga nisja deri në mbarim të këtij romani. Subjekti shtrohet si një lojë ndërmjet narratorit dhe personazheve të tij. Më tej, ajo del nga shtrati i kësaj vepre dhe hidhet pabesisht në jetët e gjithëkujt prej nesh dhe askush nuk e shmang dot! Më pas, çfarë mbetet më pas, veçse të kuptojmë se kemi rënë të gjithë në grackën e këtij realiteti, i cili në thelb është sa i autorit po aq edhe i yni, ndonëse disa syresh e pranojnë e shumë të tjerë ende jo.

“Dy javë nën balonë” dhe vet Dionis Prifti, na bën të kuptojnë se brezat kanë një shenjë të qartë që përckton ndryshimin mes tyre dhe komunikimi përballë vetvetes, tjetrit dhe brenda e përtej realitetit është njëri nga tiparet më dalluese mes tyre. Në këtë hulli, mendoj se forma dhe mënyra se si krijon linjën e rrëfimit, me frazeologjinë e shkundur nga figuracioni letrar dhe leksikun e pangarkuar me mjetet e shprehitë e larmishme letrare, i cili nuk sendërton në asnjë moment nëntekst, thurrin shpenguar stilin autorial që plotësohet natyrshëm me dialogun dhe përshkrimet e kursyera. E gjitha kjo në thelb, përbën dhe po aq shfaq dukurinë e sapombërritur në letrat shqipe, ku e jashtëzakonshmja zhbëhet në të zakonshmen dhe e veçanta trukohet nga një klimë e vazhdueshme rutinore, ndonëse asnjëra prej tyre nuk humbet por thjesht shkrihet në raport të drejtë me rendin kohor dhe atë hapësinor.

Përzgjedhja e romanit “Dy javë në balonë” të prozatorit Dionis Prifti, për të qenë vepra fituese e këtij edicioni dhe mbi të gjitha e këtij viti jubilar ku “Çmimi Kadare” kremton 10 vjetorin e krijimit, është një hap i guximshëm i jurisë për ta veçuar këtëvepër mes të tjerash, pasi, para së gjithash, ky akt dëshmon se nëmuret e letërsisë tradicionale ka mbërritur një gjeneratë e re krijuesisht, të cilët nuk mundet të mos na bëjnë të kthejmë kryet nga kjo armatë e cila ose do të kërkojë të bëjmë pakt me autorët të cilët mbajnë kurorën dhe bedenat e kësaj fortese historike, ose do të gjejnë mënyrën të thyejnë portat e pamposhtura deri mëtani dhe ta kthejnë në muze, gjithë sa do të gjejnë aty brenda, reliket, dorëshkrimet, fondet e librave dhe portretet e të gjithëatyre që i dhanë frymë dhe ekzistencë epokave të ndryshme tëletërsisë dhe krejt karvanëve të pafund të lexuesve dhe veprimtarëve të librit dhe shenjtërisë së tij, këtij kulti tëpacënuar i cili i pati fituar të gjitha betejat me kohërat dhe që me shumë gjasë, tani gjendet përballë një beteje vendimtare, me shkruesit dhe këndonjësit e gjeneratës Z.

Fort sinqerisht,

njëri prej qëndrestarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH