Letërsi

Poetit të mirënjohur AGIM DOÇI, i jepet sot lamtumira e fundit! U nda nga jeta pasi pësoi hemoragji cerebrale

Shkruar nga Liberale

Poetit të mirënjohur AGIM DOÇI, i jepet sot lamtumira e fundit!

I jepet sot lamtumira e fundit poetit të mirënjohur Agim Doçi, i cili u nda dje nga jeta në moshën 76- vjeçare, pasi pësoi hemoragji cerebrale. 

Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale dhe shëndeti i tij u përkeqësua më tej. 

Poeti kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru.

Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Por nuk mundi të mbijetonte dot ndërkohë që ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH