Letërsi

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, UET Press/ Preç Zogaj, bashkëbisedim me studentët në universitetin e Vlorës

Shkruar nga Liberale

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, UET Press/

Vlora ishte qyteti i dytë, pas Gjirokastrës, që Preç Zogaj zgjodhi për të promovuar përmbledhjen poetike të 40 viteve “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, në një tur promovimesh që poeti ka ndërmarrë në fillimin të këtij viti, në bashkëpunim me shtëpinë botuese UET Press dhe Institutin Liberal Pashko.

Auditoriumi me emrin e poetit dhe intelektualit Ali Asllani në universitetin e Vlorës u bë arena e një bashkëbisedimi mes poetit Preç Zogaj me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e letërsisë.
Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali”, prof. dr. Aurela Saliaj përzëgoi autorin për vlerat që i lë letërsisë shqipe dhe vlerësoi dëshirën e tij për ta sjellë më pranë të rinjve, pse jo për t'i nxitur që edhe ata të lexojnë dhe shkruajnë poezi.

Promovimi i vëllimit të botuar nga shtëpia botuese UET Press, u moderua nga shefja e Departamentit të Letërsisë në universitetin e Vlorës, prof. asoc. Monika Hasani.
Pjesë e diskutimit karakteristikat dhe elementët e veçantë të poezisë së Zogajt, të prodhuar në trajektoren e 40 viteve gjatë periudhave të ndryshme të jetës sa tij, u bënë pedagogët dr. Ermir Xhindi, Eda Cekrezi dhe Albert Habazaj.

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, UET Press/

Poeti Zogaj falënderoi universitetin dhe rektoren për mbështetjen e iniciativave të tilla, duke thënë se lidhjen e thellë të Vlorës me poezinë e tregon fakti që ky qytet ka nxjerrë dy poetë kombëtarë, Ali Asllanin e Fatos Arapin.
"Poezia është pasioni i jetës sime, ndaj edhe kam qenë konstant në krijimtarinë time poetike gati 40 vjeçare", u shpreh më tej Zogaj, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje e kurioziteti të ardhur nga nxënësit e shkollave të mesme, nga studentët, por edhe nga pedagogët e dashamirësit e poezisë të pranishëm në këtë promovim.

Pas Vlorës, Zogaj do të ketë një promovim tjetër këtë të premte në bibliotekën publike “Dritëro Agolli” në qytetin e Fierit. Më 13 janar poeti rikthehet në shtëpinë e tij në qytetin e Lezhës.

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, UET Press/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH