Letërsi

“Mos dëgjo budallenjtë!”- Çfarë thuhet në letrën e fundit që Dritëro Agolli i la nipit!

Shkruar nga Liberale

“Mos dëgjo budallenjtë!”- Çfarë thuhet në

Emil Agolli, nipi i Dritëro Agollit ka ndarë për publikun të pathënat nga jeta e gjyshit të tij. Emili zbulon një letër që i la gjyshi pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, letër që e mban gjithmonë me vete afër zemrës. Sa herë kam dyshime te vetja, thotë Emili, filloj e lexoj, thotë ai teksa ishte i ftuar në DritareTV.

“Unë kam shumë letra nga gjyshi im. Por njëra është më e veçantë. E mbaj gjithmonë afër zemrës, në portofol. Sa herë kam dyshime te vetja ime, filloj e lexoj.

“Mos dëgjo budallenjtë!”- Çfarë thuhet në

Letra!

"I dashur Emil! Gjyshi të do shumë dhe besoj që do të bëhesh njeri me vlera të çuditshme. Të jap një këshillë: “Mos dëgjo budallenjtë!” Budalla mund të jem edhe unë, as mua mos më dëgjo. Dëgjo vetëm shkollën, talentin. Edhe shkollën kundërshtoje nëse gabon. Mos ki frikë nga asgjë, si gjyshi që nuk ka frikë as nga ty, as nga Drisarta as nga Majlinda, e as nga Artani. Të puth gjyshi!

"Kjo letër është shkruar në vitin 2014. Çdo person që vinte për vizitë në shtëpi, unë dilja i takoja. Gjyshi u thoshte: Ky do të bëhet një njeri më i madh se unë. Do të bëhet artist. Sepse unë e kam qejf edhe pikturën. Gjyshi ka pasur gjithmonë qejf që unë të bëhem dikush”, tregon Emili.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH