Letërsi

Ministri Gonxhja kujton shkrimtarin Teodor Keko në përvjetorin e lindjes: Penë e mprehtë! S'u lodh kurrë së foluri për dashurinë ndaj vendit

Shkruar nga Liberale

Ministri Gonxhja kujton shkrimtarin Teodor Keko në përvjetorin e

Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka ndarë disa imazhe ndër vite të shkrimtarit, politikanit dhe njëherazi gazetarit të mirënjohur Teodor Keko, në përvjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet socile, Gonxhja shkruan se "Keko mbetet një nga zërat më të veçantë të letërsisë shqipe, i cili me penën e tij të mprehtë dhe shpirtin e tij të lirë, arriti të kapë emocionet dhe sfidat e një kohe plot ndryshime."

"Teodor Keko mbetet një nga zërat më të veçantë të letërsisë shqipe. Me penën e tij të mprehtë dhe shpirtin e tij të lirë, ai arriti të kapë emocionet dhe sfidat e një kohe plot ndryshime.

Ai ishte më shumë se një shkrimtar; ishte një një zë që nuk u lodh kurrë së foluri për të vërtetën dhe për dashurinë ndaj vendit të tij.

Në përvjetorin e lindjes së tij, kujtojmë një njeri të madh, një mik të çmuar të artit dhe të kulturës, që vazhdon të na frymëzojë me veprat e tij të paharrueshme." ka shkruar ministri Gonxhja. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH