Letërsi

Mbyllet Panairi i 27-të i Librit, AI ende nuk e ka fituar betejën me lexuesin në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Mbyllet Panairi i 27-të i Librit, AI ende nuk e ka fituar betejën me

Panairi i Librit është mbyllur mbrëmjen e kësaj të diele, pas pesë ditëve të zhurmshme në Pallatin e Kongreseve. Rreth 90 shtëpi e ente botimi, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë bërë pjesë e këtij festivali të përvitshëm të librit, ndërsa autorë të shumtë shqiptare qëndruan në stenda me librat dhe lexuesit e tyre.

Spikatën edhe këtë vit disa botime e autorë të dashur për lexuesin, emra që tashmë kanë zënë vendin e tyre në bibliotekat e shqiptarëve. Surprizë e këtij panairi mund të quhet Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare, e cila pas shumë kohësh erdhi si shkrimtare me një vëllim të ri me dy tregime: Krimineli nga Kadizi dhe Gruaja e lire. Të shkruara gjatë verës pas humbjes së Kadaresë, ajo tha për mediat se e shkruara është një mjet për të larguar dhimbjen.

Stenda e UET Press i erdhi këtëij panairi me njëzet tituj të rinj, me autorë emra të njohur si Ilir Ikonomi, Preç Zogaj, Virgjil Muçi, Albert Nikolla, Gani Mehmetaj, Migjen Kelmendi, Eugjen Merlika, Sokol Balla, Mero Baze, Eni Vasili, Arben Imami. Po ashtu, ishin pjesë edhe librat e dy psikologeve Ida Kruti e Suela Kalaja, ai i gazetarit Ilir Yzeiri, i arkitektëve Teuta Kodra dhe Kreshnik Merxhani, si dhe botimet e autorëve të rinj, si: Dionis Prifti, Marsed Harizi, Lavdrim Lita etj.

Biografi Ikonimi edhe për këtë vit e ka mbajtur stafetën e më të shiturit. Vëllimi i dytë për Fan Nolin "Rebeli" ka qenë mjaft i kërkuar në stendë nga lesxues që lanë përshtypjet më të mira për punën, skrupulozitetin dhe mënyrën që ka gjetur për të sjellë figurat historike të Shqipërisë, siç ka bërë më herët me Ismail Qemalin, Faik Konicën e Esat Pashë Toptani.

Mbyllet Panairi i 27-të i Librit, AI ende nuk e ka fituar betejën me

Sa i përket vlerësimeve nga juria, autori më i mirë për 2024 u shpal Enkel Demi me romanin “I rënë nga qielli”. Përkthimi më i mirë shkoi për Milena Selimin dhe përkthimin e veprës së Georgi Gospodinov, “Kohë strehim", por munguan vlerësimet për letërsinë për fëmijë dhe për poezinë.

Edhe pse ende nuk kanë dalë shifrat zyrtare nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, organizatorja e kësaj ngjarjeje të madhe, për të parë trendin nëse shqiptarët blejnë më shumë apo më pak se një vit më parë, me një sy të lirë mjaft mirë mund të konkludohet se interesi ishte i jashtëzakonshëm edhe për këtë vit.

Një lexues i larmishëm, i të gjitha moshave tregoi se libri jeton fort dhe vendi i tij akoma nuk është zëvendësuar. Pavarësisht se Inteligjenca Artificiale ka hyrë fuqishëm në jetën tonë, ajo nuk ka zhdukur çdo aset që ne kemi. Nëse ende ne s’jemi dorëzuar, apo libri është i pazëvendësueshëm, këtë do ta tregojë koha!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH