Letërsi

Çmimi “Shuteriqi”/ Mbahet ceremonia e shpalljes së fituesve të çmimit shkencor

Shkruar nga Liberale

Çmimi “Shuteriqi”/ Mbahet ceremonia e shpalljes së

Akademia e Shkencave ndau sot çmimin veçantë “Shuteriqi”, për botimet dokumentare me te mira ne histori, gjuhë, kulturë dhe identitetin shqiptar,

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt ceremonia për çmimin e veçantë “Shuteriqi”, që akordohet për botimet dokumentare-burimologjike më të suksesshme, për historinë, gjuhën, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin shqiptar.

fjalën e hapjes në ceremoninë për akordimet e çmimit “SHUTERIQI” e mbajti Akademiku Gezim Hoxha.

Me çmimin e parë u nderua studjuesja italiane nga Venecia, Lucia Nadin, me vepren ‘’Statutet E Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469’’

Çmimi i dytë shkoi për veprën “Korrespondence dhe dorëshkrime të “Ali Pashë Tepelenës’’ në katër vëllime, botuar ndërmjet viteve 2016-2022  me autor P.Dr Irakli Kocollarin.

Çmimi i dytë fitues shkoi për botimin kritik te dorëshkrimeve të shkrimtarit arbëresh të shek. XVIII “Nikolle Filja dhe Veprat e tij Poetike’’ me autor Matteo Mandala.

‘’Ka ende shumë punë për të bërë në këtë tekst. Është një tekst klasik, si të thuash, një tekst i cili duhet kuptuar, interpretuar, vlerësuar kapitull pas kapitulli dhe studiuar si një monument juridik i mirëfilltë i mesjetës. Dhe jo vetëm sepse shikon mesjetën, por sepse ka disa pika shumë të rëndësishme që janë aktuale edhe sot.’’- tha Matteo Mandalia.

Çmimi i veçantë “Shuteriqi”, u themelua Me 17 Korrik 2023, i shpallur në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare Shteti i Arbërit dhe Arbëria në shekujt e humanizmit europian, që u organizua me rastin perkujtimor te 555-vjetorit te Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Çmimi mban emrin e personalitetit shume te shquar të letërsisë shqipe, Dhimitër Shuteriqi, fusha kryesore e punës te se cilit si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, folklori dhe disa figura historike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH