Letërsi

LIBRI I DTËS: "1q84"- Të jetuarit e vetme në këtë botë të paarsyeshme...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DTËS: "1q84"- Të jetuarit e vetme në

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: 1q84. Libri i parë

Origjinali: 1q84 Book 3 (October – December)

Gjinia: Roman

Autori: Haruki Murakami

Shqipëroi: Ilir I. Baçi

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2022

Fq. 416

Mbi librin

Gjithçka ishte vendosur tashmë, që kur kishte hyrë fillimisht në këtë botë të quajtur 1q84. Të jetuarit e vetme në këtë botë të paarsyeshme – ku ka dy hëna në qiell, një të madhe, një të vogël, ku disa të quajtur Njerëzit e Vegjël kanë në dorë fatin e të tjerëve – çfarë kuptimi do të kishte, tekefundit?... E ndaloi ecjen drejt vdekjes, sepse kishte dëgjuar një zë të largët... E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare. Kishte mbetur vetëm një jehonë e zbrazët, e zhveshur nga çdo kuptim. Megjithatë, brenda atij tin¬gulli dalloi një ngrohtësi të cilën nuk e kishte ndier prej vitesh. Zëri sikur e thërriste me emër... Të qëndroj edhe ca kohë gjallë këtu dhe të shoh me sytë e mi se çfarë do të ndodhë. Pastaj të vdes – shpejt do të vijë edhe ai çast. Me shumë gjasë.

Pak nga jeta e autorit

Haruki Murakami lindur më 12 janar 1949 është një shkrimtar japonez. Romanet, esetë dhe tregimet e tij të shkurtra kanë qenë më të shiturat në Japoni dhe ndërkombëtarisht, me punën e tij të përkthyer në 50 gjuhë dhe me miliona kopje të shitura jashtë Japonisë.

Ai ka marrë çmime të shumta për veprën e tij, duke përfshirë Çmimin Gunzo për Shkrimtarët e Rinj, Çmimin World Fantasy, Çmimin Ndërkombëtar të Tregimit të Shkurtër Frank O'Connor, Çmimin Franz Kafka, Çmimin Jerusalem dhe Çmimet Princesha e Asturias.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH