Letërsi

LIBRI I DITËS: "Supertruri", si të arrish nivele të tjera suksesi dhe të bësh një jetë vërtet të jashtëzakonshme

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Supertruri", si të arrish nivele të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Supertruri

Origjinali: Limitless

Kategoria: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jim Kwik

Përktheu: Jonis Buzi

Botues: Pema

Viti: 2024

Fq: 400

Mbi librin

Supertruri: Çliro aftësitë mendore, mëso gjithçka më shpejt dhe bëj një jetë të jashtëzakonshme

Truri yt është teknologjia më e fuqishme në botë, por ta kanë dhënë pa manualin e përdorimit.
Tani këtë manual e ke në dorë. Ti, si njeri, je i pakufishëm. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët: potenciali yt bëhet i pafundmë atëherë kur mëson ta përdorësh trurin.

Për më shumë se 25 vjet, trajneri i famshëm i trurit, Xhim Kuiku (Jim Kwik), ka punuar së afërmi me aktorë të famshëm, sportistë, drejtorë të përgjithshëm dhe njerëz që kanë arritur majat në të gjitha fushat e jetës, për t’ua zhbllokuar kapacitetet e tyre të vërteta. Në këtë libër novator, Xhimi përmend mësimet e nxjerra nga studimet shkencore dhe teknikat e provuara në praktikë, të cilat përdoren nga njerëzit më të suksesshëm në botë për të mësuar më shpejt dhe për të arritur rezultate të klasit botëror.

• Bëhu zot i shprehive të tua: Mëso si të dalësh nga kurthi i shprehive të këqija dhe si të krijosh pa mundim rutina të reja të dobishme.
• Çliroje prodhimtarinë nga zinxhirët: Mposht “4 superarmiqtë” që të kanë marrë peng shtigjet neurale të trurit dhe po të ngadalësojnë përparimin.
• Gjej burimin e motivimit të pakufishëm: Furnizohu me motivim nga një burim i pashtershëm, për të arritur objektivat e tu, madje edhe kur të ka kapur dembelizmi.
• Kthjello mendjen: Mëso teknikat dhe këshillat më të mira dhe se cilat ushqime të hash për të qetësuar mendjen dhe për të fjetur më mirë.
• Përmirëso përqendrimin: Bëhu i pandalshëm duke mësuar si të mos shpërqendrohesh në një botë të përmbytur me shpërqendrime dhe informacione.
• Mëso gjithçka: Lexo më shpejt, merr vendime më të shëndosha dhe mbaj mend gjithçka—nga emrat e njerëzve deri te fjalët e gjuhëve të huaja—pavarësisht moshës.

Në zemër të librit “Supertruri”, është një sekret që të ndryshon jetën: kur mëson si të mësosh, mund të çlirohesh nga besimet kufizuese, të arrish nivele të tjera suksesi dhe të bësh një jetë vërtet të jashtëzakonshme.

Pak nga jeta e autorit

Jim Kwik (lindur më 29 korrik 1973) është një trajner i trurit, podkaster, shkrimtar dhe sipërmarrës amerikan.

Ai është themeluesi i Kwik Learning, një platformë mësimi në internet pritësi i podcast-it Kwik Brain; dhe autori i Limitless, botuar nga Hay House në 2020.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH