Letërsi

LIBRI I DITËS: "Shpërfillja e ëmbël e botës", roman që eksploron çështjet e kohës përmes një proze ëndërrimtare

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Shpërfillja e ëmbël e botës",

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Shpërfillja e ëmbël e botës

Kategoria: Roman

Autori: Peter Stamn

Përktheu: Anna Kove

Botues: Aleph

Viti: 2024

Fq:146

Mbi librin

Të lutem eja ne Skogskyrkogården nesër në orën 2. Kam një histori që dua të ta mëfej." Lena e pranon kërkesën e papritur të Kristofit, ndonëse që të dy as nuk janë takuar kurrë. Në varrezat e Stockholmit, ai i tregon asaj historinë e vet, e cila njefarsoj është edhe e saj. Njëzetë vite më parë, ai deshi një grua të quajtur Magdalena, nje aktore ashtu si Lena, me pamjen, me personalitetin dhe të kaluarën e saj. Ndarja e tyre e frymëzoi atë që të shkruante romanin e tij të parë, për kohën kur ata qenë bashkë dhe nëpër skenat e rrëfimit Lena ndesh detaje intime, misterioze të vet lidhjes së saj me shkrimtarin e ri Krisin.

A ka të ngjarë që Lena dhe Krisi të jetojnë të njëjtën jetë që rrojtën Magdalena dhe Kristofi dy dekada më parë? Mos edhe ata po shkojnë drejt të njëjtës ndarje që tanimë është e shkruar? Apo mos ndofta, nën ethet e krijimit, Kristofi humb gjurmët diku midis hapësirës reale dhe asaj imagjinare? Në këtë përralle delikate, kaleidoskopike, Peter Stamm shpërfaq një dëshirë themelore njerëzore: të mposhten misteret e jetës duke nutur përgjigjet për ato pyetje që ende nuk janë berë plotësisht.

"Shpërfillja e ëmbël e botës eksploron çështjet e kohës, identitetit dhe artit përmes një proze që është ëndërrimtare, melankolike dhe e bukur."

Pak nga jeta e autorit

Peter Stamm (lindur më 18 janar 1963 në Münsterlingen) është një shkrimtar zviceran. Librat e tij fitues të çmimeve janë përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Për të gjithë punën e tij dhe arritjet e tij në letërsi, ai u përfshi në listën e ngushtë për Çmimin Ndërkombëtar Booker në 2013, dhe në 2014 ai fitoi çmimin prestigjioz Friedrich Hölderlin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH