Letërsi

LIBRI I DITËS: "Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve", eksplorim i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shek. të XIX

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve",

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Mbi librin

Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit.

Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës njerëzore dhe shoqërisë, duke përfshirë lakminë, epshin, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Ky libër është ekskluzivitet i Bukinist, i cili e çon jo vetëm tek lexuesit por edhe tek rrjeti i librarive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Pak nga jeta e autorit

Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë lëndë, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX, gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një mit: një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne.epër madhore me përmasa botërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH