Letërsi

LIBRI I DITËS: "Një tjetër det", historia e një dashurie për jetën që të çon në pamundësinë e të jetuarit

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Një tjetër det", historia e një

 

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Një tjetër det

Autor: Claudio Magris

Botues: Albas

Përktheu: Mimoza Hysa

Viti i botimit: 2022

Numri i faqeve: 117

Mbi librin:

Në prag të Luftës së Parë Botërore, djaloshi Enriko Mreule, studiues i greqishtes së vjetër dhe filozof, niset për në Amerikën e Jugut, në Patagoni, për të jetuar si gauço, duke humbur në anonimitet dhe në vetmi, Braktis qytetin e lindjes, Gorician e tij ende habsburge, një vend që është mozaik i gjallë i kulturave të ndryshme.
Ekzistenca e tij, që endet mes arratisë dhe kthimit në vendlindje, mes rënies së Perandorisë dhe tragjedive të komunizmit, mes hapësirave të mëdha përtejoqeanike dhe tërheqjes ngulmuese ndaj një shkëmbi të ngujuar të Adriatikut, firon së brendshmi prej ankthit të përsosmërisë duke përfunduar në hiç, digjet nga drita e tepërt dhe mbyllet në një mohim të hidhur e të përmallshëm.
Me një rrëfim të përkorë dhe të mprehtë, të ritmuar prej peshës së fakteve, përmes një shkrimi epik dhe thelbësor, Magris tregon historinë e një dashurie për jetën, që natyrshëm të çon në pamundësinë e të jetuarit, një parabolë që sjell në kujtesë odisenë e ikanakëve të tjerë të mëdhenj të letërsisë dhe të kulturës moderne.

Pak nga jeta e autorit:

Claudio Magris lindi në Trieste në vitin 1939. Shkrimtar, studiues dhe kritik italian i cili ishte një nga shkrimtarët dhe filozofët kulturorë kryesorë të fundit të shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të. Ai u diplomua në Universitetin e Torinos, ku studioi gjermanistikën, dhe është profesor i letërsisë moderne gjermane në Universitetin e Triestes që nga viti 1978.

Libri i tij më i njohur është Danubio (1986), i cili është një vepër magnum. Në këtë libër Magris gjurmon rrjedhën e Danubit nga burimet e tij deri në det. I gjithë udhëtimi evoluon në një kanavacë shumëngjyrëshe, të pasur të historisë multikulturore evropiane.

Ai ka përkthyer veprat e Ibsenit, Kleistit dhe Schnitzlerit, ndër të tjera, dhe ka botuar edhe ese për Robert Musil, Jorge Luis Borges, Hermann Hesse dhe shumë të tjerë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH