Letërsi

LIBRI I DITËS: "Një histori e shkurtër e Durrësit", një udhëtim për lexuesit joprofesionistë të arkeologjisë

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Një histori e shkurtër e

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Një histori e shkurtër e Durrësit

Origjinali: Një histori e shkurtër e Durrësit

Gjinia: History

Autori: Eduart Shehi

Shtëpia botuese: Botimet Jozef

Viti: 2021

Fq: 294

Mbi librin:

Arsyeja e shkrimit të këtij libri lidhet me nevojën për të pasur një qasje më të madhe ndaj lexuesit të giere joarkeolog. Për vite me radhe artikujt dhe librat e botuar kanë pasur si qëllim trajtimin profesional të nje vargu aspektesh te ndryshme të arkeologiisë së Durrësit gjate periudhave kohore nga antikiteti deri në mesjetë. Ndërsa një qasje e tille ka ofruar mjaftueshëm material për të kuptuar tematika të ndryshme të së shkuarës, këto studime rrallëherë ka qenë e mundur të shpërndahen te lexuesit joprofesionistë. Prandaj edhe e vleresova të nevojshme paraqitjen e një përmbledhjeje historike të Durrësit në formë të thjeshtuar.

Shkrimi i këtij libri është bazuar te thjeshtësimi i paraqitjes së historisë, i mënyrës së të shkruarit të saj, në koncepte dhe në sasinë e faqeve të kapitujve. Në këtë formë, duke shmangur citimet standarde që përdoren zakonisht në artikujt profesionale, por duke ruajtur stilin e shkrimit, jam përpjekur të paraqes një tekst sa më të thjeshtë. Për ata që kanë interes të shkojnë përtej këtij niveli paraqitjeje, në fund të librit është dhënë një përmbledhje bibliografike me studimet kryesore të përdorura. Pasazhet e përdorura nga autorët antikë janë marrë nga Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2002. Nëpërmjet këtyre tipareve të shkrimit synohet që libri që keni në dorë, të bëhet sa më i kapshëm për masën e lexuesve që nuk duan detaje profesionale. Per më tepër, në të janë shtuar mendime dhe ide të reja shpjeguese, por duke qëndruar gjithmonë brenda kuadrit profesional. Në të gjitha rastet jam përpjekur të shmang abuzimin në emër të thjeshtësisë së tekstit apo në emër të dëshirës për të pasur një histori sa më legjendare të Durrësit. Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH