Letërsi

LIBRI I DITËS: 'Minuta e parë', si të përqendrohemi te zgjidhja, në vend që të ngecim te problemi

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: 'Minuta e parë', si të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Minuta e parë

Origjinali: The first minute

Kategoria: Udhërrëfyes praktik

Autori: Chris Fenning

Botues: Bota Shqiptare

Viti: 2024

Numri i faqeve: 204

Mbi librin

Si ta bëni tjetrin t'ju dëgjojë me vëmendje dhe si ta përcillni mirë mesazhin në punë? Mësoni mënyrën më të lehtë për të përmirësuar aftësinë e komunikimit në punë. Nuk ka asgjë të pakuptimtë, asnjë këshillë të mjegullt, por vetëm metoda praktike hap pas hapi që mund të filloni t'i praktikoni që sot.

Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?

Ky libër i çmuar na tregon se, të shprehesh në mënyrë të përmbledhur nuk do të thotë vetëm të përpiqemi ta ngjeshim të gjithë informacionin në gjashtëdhjetë sekonda. Ai na mëson se si ta shprehim qartë qëllimin, si t'i ndajmë e t'i renditim temat dhe si të përqendrohemi te zgjidhja, në vend që të ngecim te problemi.

Pak nga jeta e autorit:

Chris Fenning është një autor dhe instruktor i aftësive komunikuese. Ka dhënë mësim në shkollat ​​ndërkombëtare të biznesit dhe ka trajnuar njerëz në organizata si NATO dhe Google. Është gjithashtu autor i librave të shumtë, duke përfshirë librin e komunikimit të vlerësuar me shumë çmime, The First Minute. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH