Letërsi

LIBRI I DITËS: "Kosovo, Sovereignty vs Integrity", një rrëfim historik dhe udhërrëfyes për përpjekjet e ardhshme diplomatike

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Kosovo, Sovereignty vs Integrity", një

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Kosovo, Sovereignty vs Integrity

Origjinali: Kosovo, Sovereignty vs Integrity

Kategoria: Politik

Autori: Arben Çejku

Botues: Uet Press

Viti: 2024

Fq: 448

Mbi librin

Ky libër, vjen në një pikë kritike të historisë së Kosovës ndërsa ajo vazhdon rravgimet e saj sizifike, në përpjekje të krijimit të një ekuilibri midis sovranitetit dhe integritetit. Sipas autorit, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë i mbushur me sfida dhe pengesa, por, me progres të matshëm. Vepra e z. Çejkut i përshkruan me përpikëri këto negociata, duke ofruar një rrëfim historik dhe një udhërrëfyes për përpjekjet e ardhshme diplomatike.

Struktura e librit është e qenësishme. Çdo kapitull bazohet në atë të mëparshëm, duke krijuar një rrëfim koherent, që e udhëheq lexuesin përmes peizazhit politik në zhvillim. Qartësia e shkrimit të autorit siguron që edhe ata që nuk e njohin historinë e rajonit mund të kuptojnë pikat thelbësore dhe të vlerësojnë rëndësinë e ngjarjeve të përshkruara.

Për më tepër, libri shkëlqen në paraqitjen e këndvështrimeve të balancuara. Autori nuk heziton të veçojë sfidat me të cilat përballen të dyja palët. Ai ofron një pamje të nuancuar, që njeh shqetësimet dhe aspiratat legjitime të Kosovës dhe Serbisë, duke nxitur vetëdijen e gjithsecilit prej aktorëve për kompleksitetin e dialogut permanent.

Një nga aspektet më bindëse të këtij libri është aftësia e tij për të kontekstualizuar proceset politike të Kosovës, duke i paraqitur ato jo thjesht si ngjarje të izoluara, por si pjesë e një narrative më të gjerë të shtetndërtimit dhe diplomacisë. Autori detajon me mjeshtëri, betejat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke ofruar një kuptim gjithëpërfshirës të natyrës shumëplanëshe të sovranitetit.

Dokumentacioni dhe analiza e përpiktë e autorit, ofrojnë një lente të qartë përmes së cilës mund të shihet e kaluara, të kuptohet e tashmja, dhe të parashikohet një e ardhme ku dialogu dhe bashkëpunimi triumfojnë mbi ndarjet dhe konfliktet.

Pak nga jeta e autorit

Ambasadori Arben Çejku, është një nga themeluesit e Këshillit të Ambasadorit Shqiptar dhe të Drejtori Ekzekutiv aktual i ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë. Ai ishte ambasador i Shqipërisë në Shkup-Maqedoni nga shkurti 2009 deri në nëntor 2013.

Ambasadori z. Çejku ka botuar një libër për periudhën e tranzicionit në Shqipëri, të quajtur “Demokracia e imponuar” (2000) dhe dy libra të tjerë, një me poezi (1996) dhe një libër me letërsi,”Twelve”(2013).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH