Letërsi

LIBRI I DITËS: "Kokë e këmbë në dashuri", Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Kokë e këmbë në dashuri",

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Kokë e këmbë në dashuri

Origjinali: Hook, line, and sinker

Kategoria: Roman

Autori: Tessa Bailey

Përktheu: Aida Baro

Botues: Pegi

Viti: 2024

Fq: 320

Mbi librin

Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një donzhuani seksi, që s’e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Ama, derisa njihet me Hana Bellinxhërin. Mirëpo ajo nuk bie pre e pamjes dhe joshjes së tij, nga ana tjetër, duket se vlerëson shumë... personalitetin e tij? Dhe do që të jenë shokë? E çuditshme. Por asaj i pëlqen tepër ai dhe nuk guxon të ndërmarrë ndonjë aventurë, i mjafton të jenë miq.

Hana ka ardhur në qytet për punë dhe pas shumë diskutimesh me të motrën, Pajperin, bie dakord që të flejë në shtëpinë e Foksit, në dhomën e miqve. Ajo e di që Foksi është gruar famëkeq, por nuk dyshon që ata të dy janë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë, ndaj Foksi është njeriu i duhur që mund ta ndihmojë me jetën e saj të trishtuar dashurore. E armatosur me këshillat e Kazanovës së Uestportit, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut të saj... por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron.

Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, Hana nuk mund ta mohojë që dashuron gjithçka te Foksi, por nuk pranon të jetë gruaja e radhës në shtratin e tij. Foksi kishte menduar se s’kishte gjë më të lehtë sesa të jetonte me shoqen e
ngushtë. Veçse, ajo endet nëpër shtëpi mbështjellë vetëm me peshqir, fle në anën tjetër të korridorit dhe Foksi imagjinon të zgjohet pranë saj për gjithë jetën e vet... dhe... një njeri në det!, bie kokë e këmbë në dashuri me të. Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?

Pak nga jeta e autorit

Autorja më e shitur e New York Times, Tessa Bailey, aspiron tre gjëra. Shkrimi i romancës së nxehtë dhe të paharrueshme, të drejtuar nga personazhet, të jesh një nënë e mirë dhe përfundimisht të futesh fshehurazi në panelin e gjykimit në një konkurs pjekjeje në reality show. Ajo jeton në Long Island, Nju Jork me bashkëshortin dhe vajzën e saj, duke shkruar gjatë gjithë ditës dhe duke u shpërblyer me një pjatë djathi dhe Netflix në mbrëmje. Nëse doni një romancë seksi, të përzemërt, humoristike me një fund të lumtur të garantuar, keni ardhur në vendin e duhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH