Letërsi

LIBRI I DITËS: "Imperium", triologjia mbi Perandorinë Romake, si Çezari përleshet për të siguruar pushtetin

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Imperium", triologjia mbi Perandorinë

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Imperium

Autore: Robert Harris

Viti i botimit: 2020

Faqe:283

Shtëpia botuese: Papirus

Përktheu: Gjergj Erebara

Çmimi:  1000 Lekë

Mbi librin: 

Ambicia për pushtet vë përballë prijës dhe vartës, aristokratë dhe plebenj duke treguar edhe një herë fuqinë që ka pushteti edhe në prishjen e shumë marrëdhënieve njerëzore. Miqësi, tradhti, intrigë, dashuri dhe luftë, ky libër i parë i trilogjisë mbi Perandorinë Romake rikthen vëmendjen jo vetëm drejt historisë së Romës si Republikë, por edhe te dualitetet jetësore, të cilat i përkasin çdo kohe.

A do të mundet Ciceroni, një senator i ardhur jo nga radhët e aristokratëve, të bëhet, falë forcës së oratorisë së tij, konsull i Romës?

Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë.

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë.

Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, kështu që lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër.

Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës.

ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.

Pak nga jeta e autorit:

Robert Dennis Harris, lindi më 7 mars 1957. Ai është një romancier dhe ish- gazetar britanik. Edhe pse e filloi karrierën e tij në gazetari dhe letërsi, fama e tij qëndron në veprat e tij të trillimeve historike.

Duke filluar me bestsellerin Atdheu, Harris u fokusua në ngjarjet rreth Luftës së Dytë Botërore, e ndjekur nga veprat e vendosura në Romën e lashtë.

Veprat e tij më të fundit përqendrohen në historinë bashkëkohore. Harris u arsimua në Kolegjin Selwyn, Kembrixh , ku ishte president i Unionit të Kembrixhit dhe redaktor i gazetës studentore Varsity .

Pas largimit nga Kembrixh, Harris iu bashkua BBC-së dhe punoi në lajme dhe programe aktuale si Panorama dhe Newsnight . Në vitin 1987, në moshën 30-vjeçare, ai u bë redaktor politik i gazetës The Observer. Më vonë ai shkroi kolona të rregullta për "The Sunday Times" dhe "The Daily Telegraph".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH