Letërsi

LIBRI I DITËS: "Historia e vajzës së humbur", vepra frymëzuese me protagoniste dy heroina

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Historia e vajzës së humbur", vepra

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Autore: Elena Ferrante

Titulli origjinal: Storia della bambina perduta

Redaktori: Aida Baro

Viti i Botimit:2018

Gjuha: Shqip

Shtëpia botuese: Pegi

Përkthyesi:Agim Doksani

Roman: Sagë&Histori

Faqe: 342

Çmimi:1200 Lekë

 

Mbi librin "Historia e vajzës së humbur"

Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t'i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re.

Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.

Dy gratë, pole vërtetë të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen.

Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

Pak nga jeta e autores: 

Elena Ferrante është një noveliste me pseudonim italian. Librat e Ferrantes, të botuar fillimisht në italisht, janë përkthyer në shumë gjuhë. Seria e saj me katër libra të romaneve napolitane janë veprat e saj më të njohura.

Revista "Time e quajti Ferranten një nga 100 njerëzit më me ndikim në vitin 2016. Nuk dihen shumë fakte për biografinë e Elena Ferrantes për shkak të anonimitetit të autorit. Ajo ka pohuar në intervista se ka lindur në Napoli, vajza e një rrobaqepëseje dhe se ka tre motra. Njohuritë e saj për letërsinë klasike kanë bërë që kritikët të pretendojnë se ajo duhet të ketë studiuar letërsi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH