Letërsi

LIBRI I DITËS: "HA, LUTU, DASHURO", si i la autorja pas të gjitha këto shenja të dukshme suksesi dhe çfarë gjeti në vend të tyre

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "HA, LUTU, DASHURO", si i la autorja pas të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Autor: Elizabeth Gilbert

Gjinia: Dashuri, Roman

Nr. Faqe: 398

Përktheu: Diana Çuli

Viti I Botimit: 2009

Çmimi: 1200 Lekë

Mbi librin:

“Një meditim mbi dashurinë në format e saj të ndryshme – dashuria për ushqimin, gjuhën, njerëzimin, Zotin dhe – me shumë kuptim për Gilbert-in – dashuria për vetveten… Rrëfimi ironik dhe i çliruar i Gilbert-it për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm e shtyn edhe lexuesin më mosbesues të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente.”

Los Angeles Times

“Tek të tridhjetat, Elizabeth Gilbert-i ka gjithçka që do të dëshironte një grua moderne amerikane – bashkëshortin, një shtëpi në fshat, karrierë të suksesshme – por në vend që të ndihet e lumtur dhe e realizuar, atë e kap paniku dhe pështjellimi. Ky libër i mençur dhe që të rrëmben, është historia e saj: si i la pas të gjitha këto shenja të dukshme suksesi dhe çfarë gjeti në vend të tyre. Pas një divorci dhe një depresioni dërrmues, Gilbert-i vendos të hulumtojë tri aspekte të natyrës së saj, të përballet me tri kultura të ndryshme: me kënaqësinë në Itali, me përkushtimin në Indi dhe me baraspeshën mes kënaqësive të jetës dhe hirit hyjnor në Bali.”

Entertainment Weekly

“Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert-in… Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH