Letërsi

LIBRI I DITËS: “Gënjeshtra”, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë….

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: “Gënjeshtra”, e vetmja enigmë që

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Gënjeshtra

Origjinali:
 Lies

Kategoria: Roman

Autori: Ana Huang

Përktheu: Ilir Bashari

Botues: Botimet Dritan

Viti: 2024

Fq: 586

Mbi librin

Tërheqës, vdekjeprurës dhe mjaft i zgjuar për ta fshehur këtë tipar,

KRISTIAN HARPËRI është një përbindësh i veshur me kostumet e përsosura të një zotërie.

Ai as që do t’ia dijë për moralin dhe aq më pak për dashurinë, por nuk mund të mohojë tërheqjen e çuditshme që ndien ndaj gruas, e cila jeton vetëm një kat më poshtë. Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.

Çdo përbindësh ka dobësitë e veta. Ajo është e tija.

Fiksimi i tij.

Varësia e tij.

Përjashtimi i tij i vetëm.

E ëmbël, e ndrojtur dhe introverte, pavarësisht famës në rrjetet sociale, STELA ALONSO është një romantike, që e mban zemrën të mbyllur në kafaz.

Mes dy punëve që bën, i mbetet pak kohë apo dëshirë për një lidhje.

Por kur një kërcënim nga e kaluara e shtyn në krahët - dhe shtëpinë - e burrit më të rrezikshëm që ka takuar ndonjëherë, ajo tundohet ta lërë veten të ndiejë diçka për herë të parë pas kaq shumë kohe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH