Letërsi

LIBRI I DITËS: "Dua veten, të dua ty,", si të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme dhe t’i përmirësosh ato që ke

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Dua veten, të dua ty,", si të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Dua veten, të dua ty

Origjinali: Me quiero, te quiero

Kategoria: Psikologji

Autori: Marian Rojas Estapé

Përktheu: Ivzi Koçi

Botues: Jetart

Viti: 2024

Fq: 304

Mbi librin

María Esclapez, psikologe klinike, seksologe dhe terapeute për marrëdhëniet në çift që ka bërë bujë nëpër rrjete, të fton që të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme dhe t’i përmirësosh ato që ke.

“Edhe unë kam përjetuar marrëdhënie të shumta toksike dhe kam vuajtur varësinë emocionale. Për shumë kohë e kam shpërfillur atë zërin e brendshëm që më pëshpëriste e që më thoshte se gjërat nuk po shkonin mirë.

Ndoshta dyshon se marrëdhëniet e tua në çift mund të mos jenë në rrugë të mbarë. Madje mund ta kesh të qartë se dëshiron të dalësh nga gjithë kjo, por nuk di se si. Nëse ke vendosur ta dëgjosh atë zërin e brendshëm për të cilin të kam folur, atëherë ky libër është tamam për ty”.

Përmes ushtrimesh praktike, shembujsh të nxjerrë nga konsultat dhe përsiatjet e saj, María Esclapez të tregon në këtë libër se kurrë nuk është vonë për të mësuar që të jesh i ndërgjegjshëm për përvojat e tua, ta duash e ta vlerësosh veten, në radhë të parë si njeri e më pas si partner. Sepse të dua, por më përpara dua veten.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH