Letërsi

LIBRI I DITËS: "Dhe pastaj ajo u bë pemë", Marta vjen me udhëtimin e saj, nga vrima e gjilpërës...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Dhe pastaj ajo u bë pemë", Marta vjen

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Dhe pastaj ajo u bë pemë

Origjinali: Dhe pastaj ajo u bë pemë

Kategoria: Roman

Autori: Loer Kume

Botues: Mediaprint

Viti: 2024   

Fq: 202

Mbi librin

Marta erdhi ndërsa ishim të mbyllur e të izoluar gjatë pandemisë. Filtroi nëpër këto faqe ndërkohë që unë, i shkëputur nga bota, po mësoja të fragmentarizoja gjithçka, po zbuloja doktrinën time personale: të isha esencial.

Marta vjen me udhëtimin e saj, nga vrima e gjilpërës në një qytet të vogël, drejt pushtimit të skenës në botën e madhe. Marta rrezatuese, me Martin dhe djalin, me dashurinë, pasionin, ambicien, karrierën, jetën perfekte. Dhe, që papritur ndeshet me demonin.
Kështu, Marta nis rrugëtimin e saj sfidues, zbulon se ka gjëra përtej jetës dhe vdekjes, zbulon armën e saj, gërshërën, mëson të presë, mëson të thjeshtojë. Marta shndërrohet në esenciale. Ç'fill mund t'i lidhë Kosovën, Sirinë, Shkodrën, Durrësin, Lesbosin?

Pak nga jeta e autorit

Shkruan dhe boton që në moshë fare të vogël në revista fëmijësh.

Spikati nëpër konkurse letrare si letrar i ri premtues gjatë shkollës së mesme në gjimnazin Gjergj Kastrioti.

Në 2005 mbaroi studimet në degën stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë.

Aktualisht jeton dhe ushtron profesionin si mjek stomatolog dhe drejtues teknik i Klinika Kume në qytetin e Durrësit.

Quan punë të mesnatës “të shkruarit në mënyrë gjysëm të ndërgjegjshme”, duke punuar në mënyrë “josistematike por këmbëngulëse drejt fatit të shkrimtarit” si thotë vetë ai. Rezultat i kësaj pune këmbëngulëse në fillim kanë qenë tregimet e botuara në tërë periodikët letrarë brenda dhe jashtë vendit, Milosao, Obelisk, Drita, ARS, Fjala, Pelegrin, Mehr Licht etj. Prezantohet në rrjet që nga 2007, e akoma sot me blogun interaktiv loerkume.blogspot.com.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH