Letërsi

LIBRI I DITËS: "Bija e Montezumës", roman fantastik që nis kur Tomasi ishte ende një djalosh e mbaron kur...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Bija e Montezumës", roman fantastik që

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Bija e Montezumës

Origjinali: The Daughter of Montezuma

Gjinia: Roman

Autori: Henri Rider Haggard

Shqipëroi: Zef Çela

Shtëpia botuese: Apollonia

Viti: 2013

Fq: 368

Mbi librin

Tomasi tetëmbëdhjetevjeçar shëtit i lumtur rrugëve të fshatit,duke ëndërruar dashurine e premtuar nga Lili, vajza e fqinjit të tij. Befas, një i panjour "misterioz" shfaqet në horizontin e familjes Vingfild. Lumturia e tyre rrezikohet. Nënën e Tomasit e vrasin. Tomasi pa dashje lë të ike vrasësin e nënës. Hidhërimi i babait nuk përshkruhet dot. Në shpirtin e të riut lind hakmarrja. Dashuria për nënën, për babane e bën të betohet: "Ta ndjekë vrasësin e nënës deri në fund te botes!" Por rruga e hakmarrjes është shumë e gjatë, shumë e dhimbshme, shumë e hidhur.

Tomasi duke rendur pas gjurmëve te Huan de Garsias, kushëririt te pashpirt, përfundon në Anauak, shtetin e vjetër të actekeve të lashtë,në Mbretërinë e Montezumës. Ta dinte se rruga e hakmarrjes ishte e tille kurrë s'kishte per ta ndjekur!

Në Anauak ai takon Otomin, indianen e bukur e të zgjuar: Bije e Montezumës, mbret i Anuakeve. Kështu fillon historia e Tomasit. Një rrëfim fantastik që nis kur Tomasi ishte ende një djalosh e mbaron kur...

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH