Letërsi

LIBRI I DITËS: "Ballkani, Historia dhe Qytetrimi", dalja e Ballkanit nga kriza e sundimit otoman

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Ballkani, Historia dhe Qytetrimi", dalja e

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Ballkani, Historia dhe Qytetrimi

Autor: Ferdinand Schevill

Kategoria: Ballkan/ Histori

Faqe: 432

Shtëpia botuese: UEGEN

Shkrimtarët: Autorë të huaj

Çmimi:1200 Lekë  

 

Mbi librin:

Libri Ballkani, historia dhe qytetërimi e autorit F.Shevil, është një material mjaft interesant në fushën e historisë, ardhur në shqip me një gjuhë të pastër dhe sjell një këndvështrim të ri për mënyrën e interpretimit dhe të krahasimit të shteteve ballkanike, ngjarjeve që zhvillohen në to, daljen e Ballkanit nga kriza e sundimit otoman dhe krijimi i ambicieve për të sunduar hapësira më të mëdha se rajoni i tyre i ngushtë, në kurriz të njëri-tjetrit.

Në libër shpalosen ide bashkëpunuese, agresiviteti dhe hera-herës paqet e shkurtra, kryengritjet, lëvizjet e ndryshme sociale, zhvillimet e arsimit e të kulturës, ngulmimet për zhvillimet ekonomike e politike në rajone të caktuara në Lindje të gadishullit dhe në Perëndim të tij.

Ballkani në këtë libër trajtohet si një i tërë dhe me zona të veçanta. Interes të posaçëm paraqet njohja me historinë dhe qytetërimin e popullit shqiptar, lufta e tij e vazhdueshme, marrëdhëniet me fqinjët natyrorë, me sundimtarët dhe ndikimi i fesë në kulturën tërësore të popullit tonë.

Duhet theksuar se kjo histori (që ndërpritet në vitin 1912) është shkruar nga një amerikan dhe kjo do të thotë se ai ka qenë larg ndikimeve nacionaliste dhe opinionit të ngutur dhe egoist të Evropës Juglindore.

Pak nga jeta e autorit:

Ai u diplomua në Universitetin e Yale në 1889 dhe përfundoi doktoraturën në Freiburg në 1892. Po atë vit ai mbërriti në Universitetin e Çikagos, ku dha mësim nga 1892 deri në 1937.

Libri i parë i Scheville, një libër shkollor mbi historinë e Evropës Perëndimore, ishte Historia Politike e Evropës nga viti 1500 deri në ditët e sotme. Është rishikuar dhe ribotuar shumë herë. Në vitin 1922 ai botoi Historinë e Gadishullit Ballkanik. Nga kohët e hershme deri në ditët e sotme. Scheville doli në pension në vitin 1924. Në vitin 1930 ai rihyri në Universitetin në Kursin e Përgjithshëm të Shkencave Humane të arsimit të përgjithshëm. Ai doli në pension pesë vjet më vonë për të përfunduar Historinë e Firences (1936).

Scheville vazhdoi të hulumtonte dhe në vitin e tetëdhjetë ai shkoi nga Universiteti i Çikagos për të dhënë leksione në Frankfurt. Në këtë epokë, Scheville u specializua në historiografitë e shkrimtarëve të famshëm të Rilindjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH