Letërsi

LIBRI I DITËS: "Agnesa", autori zhbiron fuqinë që ka rrëfimi mbi sjelljet duke arritur në një përfundim drithërues

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Agnesa", autori zhbiron fuqinë që ka

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Agnesa

Origjinali: Agnes

Kategoria: Roman

Autori: Peter Stamn

Përktheu: Anna Kove

Botues: Aleph

Viti: 2024

Fq: 164

Mbi librin

"Shkruaj një tregim për mua," i thotë Agnesa të dashurit, "që ta di se çfarë mendon për mua." Dhe ai nis të shkruaj një tregim për gjithçka që ka ndodhur mes tyre që nga çasti që u takuan për herë të parë.

Së pari, ai kërkon ndihmën e Agnesës që të krjojë një histori e cila të jetë sa më pranë jetës, por ndërsa koha shkon dhe përfshihet edhe më shumë në tregimin që po shkruan, ai vijon të shkruaj atë që do vetë, ndërsa përfytyron një të ardhme të tyren teksa e ka mbërritur të tashmen. Nuk është e shkruar gjëkundi, që dashnorët e lumtur duhet ta pëlqejnë leximin dhe teksa Agnesa lexon fundin e papritur të tregimit që ka skicuar i dashuri, vija ndarëse mes realitetit dhe krijimit nis e mjegullohet.

Në këtë roman të paharrueshëm Peter Stamm zhbiron fuqinë që ka rrëfimi mbi sjelljet mendimet dhe arrin në një përfundim drithërues.

Pak nga jeta e autorit

Peter Stamm (lindur më 18 janar 1963 në Münsterlingen) është një shkrimtar zviceran. Librat e tij fitues të çmimeve janë përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Për të gjithë punën e tij dhe arritjet e tij në letërsi, ai u përfshi në listën e ngushtë për Çmimin Ndërkombëtar Booker në 2013, dhe në 2014 ai fitoi çmimin prestigjioz Friedrich Hölderlin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH