Letërsi

Leksioni i një nobelisti që e pushuan nga puna kur ishte poster: Çfarë i duhet dikujt për tu bërë shkrimtar?

Shkruar nga Liberale

Leksioni i një nobelisti që e pushuan nga puna kur ishte poster:

3 gusht 1987 – SHBA; Lëshohet një pullë postare me foton e shkrimtarit William Faulkner - pulla u përurua në Oksford, Misisipi, ku Faulkner kishte punuar si poster (përgatiste posterat e universitetit) nga viti 1921 deri në në vitin 1924, kur u pushua nga puna pas akuzave për neglizhencë.

William Faulkner (1897 - 1962) ishte shkrimtar amerikan nga New Albany, Misisipi, dhe laureat i Çmimit Nobel për letërsi më 1949; ai shkroi romane, tregime, drama, poezi, ese dhe skenarë. Faulkenri shkëlqeu në klasën e pare fillore, anashkaloi klasën e dytë, dhe vazhdoi mirë nëpër klasat e tretë dhe të katërt.

Por, duke filluar diku në klasën e pestë, Faulkner u bë një fëmijë shumë i tërhequr. Kjo solli rënie në mësime që vazhdoi dhe Faulkner kurrë nuk u diplomua nga shkolla e mesme.

Në një intervistë me revistën Paris Review në vitin 1956, Faulkner u shpreh: “Nuk ka asnjë formulë për të shkruar mirë … Shkrimtari i ri është budalla nëse ndjek një teori për t’u bërë shkrimtar. Mëso nga gabimet e tua; njerëzit mësojnë vetëm duke gabuar..dhe artisti i vërtetë beson se askush nuk është mjaft i mirë për t'i dhënë atij këshilla..

Duket e pamundur për një njeri për të mësuar vlerën e parasë pa mësuar për ta humbur atë" është një thënie lapidare William Faulkner.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH