Letërsi

"Kadare në studio", rrëfimet e shkrimtarit përballë Eni Vasilit, UET Press boton librin e ri të gazetares

Shkruar nga Liberale

"Kadare në studio", rrëfimet e shkrimtarit

Gazetarja e njohur Eni Vasili ka zgjedhur ta promovojë mes studentëve librin e saj më të ri "Kadare në studio". Gazetarja sjell rrëfimet e shkrimtarit Ismail Kadare në 20 vjet. Libri është me parathënie të Helena Kadare dhe promovohet nesër në orë 13:00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës (UET).

Libri është botuar nga UET press. Në këtë libër gjeni pikëpamjet e Ismail Kadaresë nga raportet e tij me diktaturën, te krijimtaria para e pas rënies së komunizmit dhe çështja shqiptare.

Përmes një postimi në instagram, Eni Vasili njofton ndjekësit e saj se ka në plan të realizojë disa botime në UET press lidhur me programin e saj televiziv “Open”.

Moderatorja televizive njofton se programi i saj televiziv ‘Open’ është në vigjilje të 20 vjetorit të tij , sezoni 2024-2025 është sezoni i 20 që nga fillimi i transmetimit.

 Postimi i plotë i Eni Vasilit

Programi ‘Open’ eshte ne vigjilje te 20 vjetorit të tij , sezoni 2024-2025 eshte sezoni i 20 që nga fillimi i transmetimit. Këtë festë jetëgjatësie në treg , Open ka menduar ta festojë me disa evente ku më fokus do të jetë arkivi i këtij emisioni në perpjekje që ky i fundit të jetë jo thjesht një pasuri arkivore personale apo e televizioneve ku ‘Open’ ka patur jetë por një pasuri me akses për të gjithë.

Së pari gjatë kesaj kohe ne do te perzgjedhim 20 emisione domethenës dhe do ti ritransmetojme sigurisht me shpjegimet përkatëse për ti risjellë në kohë, do të realizojme nje cikel intervistash nga ato qe nuk mund te mungojne në 20 vjet ‘Open’ , janë planifikuar dy dokumentarë dhe një ekspozitë fotografike temat e të cilëve nuk do ti zbulojmë që sonte.

Qershia mbi torte se bashku me UET press kemi ne plan të realizojmë disa botime. Botimi i pare është ky qe shikoni në post dhe eshte nje permbledhje e intervistave qe Ismail Kadare ka dhene në vite për programin ‘Open’.

Sic e dini ‘ Open” ka startuar me emrin ‘Studio e hapur’ per te evoluar me pas me Open . Eshte transmetuar gjithmonë në prime time si emisioni politik protagonist i cdo mediumi ku ka patur privilegjin te komunikoje me publikun .Libri është me parathënie të Helena Kadare dhe promovohet nesër me miq të ‘ Open’ ne ambientet e UET.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH