Letërsi

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga bashkëudhëtarët besnikë të ecjes së Kosovës drejt lirisë së saj (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Gazetarja dhe autore e publikimeve të shumta, Nadire Buzo, ka rikthyer për lexuesin një intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin, realizuar në Maj 2016, dedikuar shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadaresë.

“Kadareja ka qenë një nga bashkëudhëtarët besnikë të ecjes së Kosovës drejt lirisë së saj” shkruan ajo krahas fotove të Kadaresë dhe intervistës me Osman Gashin, sot në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës:

Si studiohet vepra e shkrimtarit tonë të përbotshëm Ismail Kadare në Universitetin e Prishtinës?

Në Universitetin e Prishtinës albanologjia studiohet si një shtyllë e kulturës nacionale në dy departamente të veçanta të Fakultetit të Filologjisë: Letërsi shqipe dhe Gjuhë Shqipe. Studimi i letërsisë përgjithësisht zhvillohet në dy aspekte, si studim diakronik dhe sistudim sinkronik, duke e vështruar hollësisht Letërsinë Shqipe që nga fillesat e saj e deri në ditët e sotme. Kurrikulat apo programet janë konceptuar në atë mënyrë që letërsia bashkëkohore studiohet në fund të ciklit bachelor. Në këtë mënyrë autorët e mëdhenj të letërsisë shqipe studiohen në vazhdimësi sipas një rendi kronologjik që nga viti i parë i studimeve e deri në fund të studimeve themelore, duke vazhduar edhe në studimet e nivelit Master dhe në atë të Doktoraturës.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Është krejtësisht e natyrshme që shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare të zërë një hapësirë të madhe, në krahasim me shkrimtarët tjerë të sotëm por edhe të traditës, pasi vëllimi i veprës së tij dhe kritika për të e kanë karakterizuar tashmë mbi pesëdhjetë vite opinionin tonë kritik e letrar. Duke qenë se Kadare krijon në gati të gjitha zhanret e llojet letrare vepra e tij nuk studiohet vetëm tek kursi Letërsi e sotme shqipe por edhe tek kurset speciale si Romani, Drama si dhe tek kursi i lirë Autor i zgjedhur, ku profesorët tanë kanë mbajtur leksione semestrale vetëm për Kadarenë dhe veprën e tij, sipas një modeli që e kanë praktikuar edhe universitete me renome evropiane për autorët si Shekspiri dhe Servantesi.

Po në lidhje me studimin shkencor mbi veprën e Kadaresë si kanë qenë prurjet?

Për këto dhjetë vjetët e fundit do të mund të përmendja një listë të gjatë kandidatësh dhe titujsh të punimeve të diplomave Master dhe Doktorantura që janë mbrojtur për veprimtarinë letrare të Ismail Kadaresë në fakultetin tonë.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga

Profesorët kanë punuar shumë me studentët e rinj të sapodiplomuar për orientimet stilistike, zhanrore, për tematikën ikonike të veprave të shkrimtarit tonë të madh. Do të dëshiroja të përmendja vetëm dy të tilla, Ag Apolloni, është kandidati im. Doktoratta e të cilit është një punim mbi “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i parë në shumë kontekste dhe drejtime, është një punë shkencore e jashtëzakonëshme Miti i Prometeut në veprën e Kadaresë, ku është trajtuar raporti dhe marrëdhënia e Kadaresë me mitet greke si dhe me veprat epike e dramatike të lashtësisë greke si dhe Dashuria dhe vdekja në romanet “Prilli i thyer” i I. Kadaresë dhe “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” të G. G. Markezit. E një studenteje ku unë jam mentor vete.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Po në orët e letërsisë botërore, në lëndën që ju e zhvilloni me studentët, ç‘raport zë vepra e shkrimtarit Kadare?

Ismail Kadare është shkrimtari më i shquar, jo vetëm në hapësirat shqipfolëse, por edhe ndër më të veçantit në letërsinë bashkëkohore në botë. Është një literaturë e tërë kritike e eseistike në dhjetra gjuhë të botës, që nga recensionet e trajtesat publicistiko – letrare e deri tek ato teoriko – letrare, estetike, psikologjike, filozofike etj. si dhe përkthime të panumërta në të gjitha gjuhët e mëdha, fakt që na bën të konstatojmë mirëfilli se Ismail Kadare është shkrimtar botëror, po sikur Dante Aligieri, Miguel Servantes, Johan Volfgang Gëte, Leon Tolstoj apo Gabriel Garcia Markez. Sikur që është thënë për “Faustin” dhe Gëten, i cili me veprën e tij i lidh fijet e antikitetit me bashkëkohësinë, edhe Kadareja me tematikën shqiptare, ballkanase, por, duke vënë në pah edhe paradigmat themelore të ekzistenës së njeriut në përgjithësi është krijues që i ka tejkaluar qëmoti kufijtë kulturorë e letrarë nacionalë.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Si e çmoni ju dhe studentët tuaj kontributin e zotit Kadare për Kosovën?

Në gjithë këndvështrimin e jetës si dhe kur kemi të bëjmë me ballafaqimin me problemet e mëdha e të vështira që ka kaluar Kosova, e sidomos këto 17 vjetët e fundit, Kadareja ka qenë një nga bashkëudhëtarët besnikë të ecjes së Kosovës drejt lirisë së saj. Për gjeneratat e reja ka qenë paksa e çuditshme se si ka qenë e mundur që ai ka pasur kaq shumë informacione për Kosovën, apo se ka qenë kaq shumë i lidhur shpirtërisht me të duke qenë se ka jetura midis Tiranës dhe Parisit dhe Prishtinën e ka vizituar rrallë.

- Njohuritë për Kosovën, historinë dhe aktualitetin e saj e shohim katërcipërisht në veprat e tij: “Tri këngë zije për Kosovën”, “Ra ky mort e u pamë”, “Elegji për Jusuf Gërvallën”, “Krushqit janë të ngrirë”, “Dialog midis hekurash” si dhe në shumë shkrime të tjera, kritike, eseistike, intervista.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Kosova e ka pasur mbështetjen e të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat ku jetojnë, porse Ismail Kadareja është i pari dhe më i rëndësishmi në aspektin e trajtimit të çështjes së Kosovës si çështje mbarëkombëtare, prandaj edhe zgjidhjet që ai kishte kërkuar ishin pikërisht ato që i kërkonte populli i Kosovës.Kadareja ka qenë një nga bashkëudhëtarët besnikë të ecjes së Kosovës drejt lirisë së saj.

Intervistë me Prof. Dr. Osman Gashin: Kadareja, një nga


Ju faleminderit, Profesor për kohën dhe intervistën tuaj!

Prof. Dr. Osman Gashi (1962), Ne vitet 2008-2012 Dekan i Fakultetit te Filologjise;
Nga 2012 dhe aktualisht shef i Departamentit te Letersise Shqipe;
Doktoruar me temen "Miti grek ne Letersine e Romantizmit Evropian" ne vitin 2004.
Profesor në Universitetin e Prishtinës (Departamenti i Letërsisë Shqipe); Që nga viti 1989 ligjëron lëndët: Letërsi botërore, Letërsi e krahasuar, Letërsi e Evropës Juglindore dhe Mitologjia dhe Letërsia. I doktoruar më 2004 në fushë të Letërsisë së krahasuar, në Letërsi botërore dhe Letërsi e krahasuar.2003: Qëndrim hulumtues në Universitetin e Zagrebit – Departamenti i Komparatistikës; 2003: Qëndrim hulumtues në Universitetin e Vjenës 2004: Qëndrim hulumtues në Bochum – Universiteti i Rurh-it, Departamenti i Letërsisë gjermane dhe komparative . Merret me studime letrare, përkthime si dhe me shkrimin e poezisë. Ka botuar veprat: Studime interliterare (studime dhe ese), Prishtinë, 2001, Miti dhe romantizmi evropian, Prishtinë, 2005, Kufijtë e letërsisë, Prishtinë, 2008 Letërsia dhe miti (studime krahasimtare), Prishtinë, 2014 si dhe vëllimet me poezi: Përtej harresës, Prishtinë, 1999, Lumenjtë qiellorë, 2004 dhe Torzo e gjallë, Tetovë, 2007. Pjesëmarres në shumë Konferenca dhe Simpoziume , kombetare dhe ndërkombëtare. Autor I disa shkrimeve studimore dhe shkencore ne fushën e letwrsisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH