Më 19 korrik të vitit 1930, lindi shkrimtari dhe poeti i shquar Fatos Arapi.
I niohur si poeti kontemporan i vargjeve elegjike, Fatos Arapi lindi në Zvërnec të Vlorës, por mbetet në historinë e letrave shqipe si poeti modernist e i pakompromis me realizmin socialist e kornizat ku duhej të vendosej arti.
Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës.
Megjithatë Fatos Arapi nuk rreshti së dashuruari letërsinë e gazetarinë, të cilave iu kushtua pas kthimit në atdhe. Arapi ka botuar vëllimet “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, tregime të shkurtra si: “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh”, “Horrat e ndershëm” etj.
Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai shkroi.
Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studimet e larta, Fatos Arapi i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.
Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.
Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezi dhe vjersha”. U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.
Në vitin 2008 fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
POEZI
Shtigje poetike, 1962
Poema dhe vjersha, 1966
Ritme të hekurta, 1968
Më jepni në emër, 1972
Drejt qindra shekuj shkojmë, 1977
Duke dalë prej endrrës, 1989
Ku shkoni ju statuja, 1990
Dafina nën shi, 1991
Ne, pikëllimi i dritave, 1993
Më vjen keq për Jagon, 1994
In tenebris, 1996
Gloria victis, 1997
Më duhet një gjysëm ëndrre, 1999
Eklipsi i ëndrrës, 2002
Ah, sikur të isha një përrallë, 2003
NOVELA
Patat e egra, 1970
O Tempora, 1982
Unë vdiqa brigjeve të Ionit, 1983
Cipa e borës, 1985
ROMANE
Dhjetori i shqetësuar, 1970
Dikush më buzëqeshte, 1972
Shokët, 1976
Deti në mes, 1986
ESEISTIKË
Këngë të moçme shqiptare, 1986
Fjalë për poezinë, 1987
Shqipëria dhe kriza balkanike, 1996
Kujtohem që jam, 1997
PËRKTHIME
Këngë të popujve, 1978
Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1982
Antologji e poezisë turke, 1982
Poezi, Pablo Neruda, 1989