Letërsi

Homazhet në nder të POETIT, flasin kolegët: Agim Doçi, një njeri unik që nuk vjen më! Pengu i tij më i madh ishte...

Shkruar nga Liberale

Homazhet në nder të POETIT, flasin kolegët: Agim

Familjarët, miqtë dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit poetit të madh, Agim Doçi.Në nder të tij po bëhen homazhe, ndërsa poeti i ndjerë do të përcillet sot për në banesën e fundit. 

Kolegët e tij kanë shprehur vlerësime për me figurën e tij dhe kontributin që ai ka dhënë në artin shqiptar.

Një ndër ta, kompozitori Edmond Zhulali u shpreh se: “Artisti është gjithmonë një opozitar i lindur, siç është Agimi”.

“Ne jemi ata që bashkojmë njerëzit. Agim ishte njeri i rrallë. Koha që një njeri i takonte të konsumonte me Agimin ishte e jashtëzakonshme. Krijonte atmosferë me guximin, humorin. Kam kaluar shumë kohë me të. Na lidhte arti, ideja për t’i dhuruar popullit këngë sa më të bukura dhe pikëpamjet tona. Artisti është një opozitar i përjetshëm, siç ishte edhe Agimi.

Për mendimin tim pengu i Agimit ishte thënia e të vërtetës. Fliste hapur pa doreza, mendonte me gojë. Nuk mendonte gjatë apo të mos kishte guximin ta thoshte. Ishte i vërtetë”, Edmond Zhulali.

Këngëtarja Manjola Nallbani tha se vendi humbi një njeri me kontribut të veçantë.

"Unë besoj se të gjithë ne humbën jo thjesht një poet te madh, por një njeri te vecantë si karakter, me sinqeritetin e natyrës së tij,  me mënyrën se si i thoshte të vërtetat, me kontributin që ka dhënë në krijimtarinë sidomos në kohën e luftës në Kosovë.Një Agim Doci nuk vjen më, pasi ishte një njeri unik. Sot shumë dhimbje që humbin një njeri të tillë."- u shpreh Nallbani. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH