Letërsi

FOTO HISTORIKE/ ‘Rrëmbimi i Helenës’ shqiptare më e bukur se ajo e Trojës - Nga dasma e Ismail Kadaresë

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ ‘Rrëmbimi i Helenës’ shqiptare më e

Foto e rrallë e dasmës së Ismail Kadaresë, në nëntorin e vitit 1963.
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh, ka bërë publike foton nga dasma e të atit, në Tiranë. Është një foto ku Ismail Kadare shfaqet me kolektivin e Lidhjes së Shkrimtarëve, në një organizim sipas traditës së asaj kohe. Organizime të tilla zakonisht zhvilloheshin dy ditë para dasmës.
Ndërsa Besiana thotë se kolegët shkuan të gjithë në Elbasan edhe në ditën e dasmës, pra, si krushq, duke shoqëruar Ismailin dhëndër për të marrë Helenën.
- Fatkeqësisht kjo është e vetmja foto e mbetur nga dasma, - thotë vajza e Kasaresë, e cila është ndihmuar nga e ëma për të gjetur të vetmen foto të Ismalit me kolektivin nga dasma e tyre.

Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëro Agollin. Mami (Helena) më tregon që babi vajti ta merrte në Elbasan bashkë me të gjithë shokët nga Lidhja e Shkrimtarëve” - shkruan krahas fotos Besiana, vajza e vogël e Ismail Kadaresë, e cila shton më tej se nuk ka mundur dot të identifikojë me emra kolegët e tjerë shkrimtarë të babait të saj.
Shkrimtarja dhe kritikja letrare, Nadire Buzo, e ka komentuar foton me këtë përshkrim:

Dasma e shekullit për shqiptarët, më e veçanta e kohës. Çifti mrekullueshëm, Helena Yll! Të gjithë të bukur edhe fëmijët. Na kishte munguar një pamje nga dasma " Rrëmbimi i Helenës" shqiptare, më e bukur se ajo e Trojës!

Ismail Kadare, shkrimtari i përkthyer mbi 45 gjuhë të botës, u nda nga jeta në fillim të muajit korrik të këtij viti.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH