Letërsi

Dhjetë librat që pritet të bëjnë bujë për vitin 2024

Shkruar nga Liberale
Dhjetë librat që pritet të bëjnë bujë për

Sa u përket publikimeve të reja, viti 2024 premton të jetë emocionues në botën letrare globale.

Në mars, “Until August” nga Gabriel García Márquez do të publikohet 10 vjet pas vdekjes së tij.

Pranvera sjell gjithashtu një roman voluminoz nga shkrimtari Andreë O’Hagan. “Caledonian Road” pershkruan rënien nga pushteti të një akademiku të famshëm.

David Nicholls ka përfunduar romanin e tij të ri “You Are Here” dhe do të dalë në muajin prill.

Në verë, Elif Shafak rikthehet me “There Are Rivers in the Sky”, një roman ambicioz që ndjek tre personazhe, të gjithë të huaj dhe që jetojnë pranë një lumi.
Përveç emrave të njohur, ka edhe shumë zëra të rinj në horizont. Një nga debutimet më emocionuese të vitit është “The Ministry of Time” nga shkrimtarja britaniko-kamboxhiane Kaliane Bradley.

Pesëdhjetë vjet që kur botoi romanin e tij të parë “Carrie”, Stephen King ka gati në muajin Maj një koleksion të ri tregimesh të shkurtra të titulluar “You Like It Darker”.

“Knife” e Salman Rushdie – e publikuar në prill – detajon sulmin ndaj jetës së tij në një ngjarje që e la atë pa shikim në njërin sy.

Dy libra të rinj të shumëpritur analizojnë se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon jetën e të gjithëve.

Në “Filterworld”, shkrimtari Kyle Chayka përqendrohet në mënyrën se si algoritmet po i japin formë kulturës sonë.

Në ‘’Code Dependent’’, gazetarja e Madhumita Murgia hulumton se çfarë do të thotë rritja e inteligjences artificiale për ne si shoqëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH