Letërsi

Botim i UET Press/ Poeti Preç Zogaj promovon 'librin e librave' në bibliotekën e Fierit

Shkruar nga Liberale

Botim i UET Press/ Poeti Preç Zogaj promovon 'librin e librave'

Biblioteka “Dritëro Agolli” në qytetin e Fierit ishte ndalesa e radhës e poetit Preç Zogaj për të promovuar “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, përmbledhjen e krijimtarisë së tij 40-vjeçare në poezi.

Takimi i moderuar nga gazetari Aleksandër Çipa mblodhi bashkë shkrimtarë, intelektualë, personalitete të njohura lokale, të cilët folën për veprën dhe personalitetin e publicistit, politikanit dhe poetit Preç Zogaj.

Prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuka, mësuesja e letërsisë Suzana Numani, historiani Ilirjan Gjika- drejtor i muzeut të Fierit dhe ish-drejtori i Teatrit Bylis, Astrit Hasani, u ndalën gjatë fjalës së tyre në shumë elementë që e bëjnë të spikatur figurën e Zogajt në mjedisin intelektual shqiptar, në të gjitha fushat e veprimtarisë që ai ka prekur, por e diferencojnë sidomos në lëmin e letërsisë dhe poezisë.

Botim i UET Press/ Poeti Preç Zogaj promovon 'librin e librave'

Sa i përket përmbledhjes poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” e cila u botua në shtator të 2024-ës nga shtëpia botuese UET Press, Zogaj ka thënë se është traditë që në një stacion të caktuar të jetës çdo poet të sjellë poezitë më të mira të krijuara ndër vite. Librin e librave e cilëson ai, duke sqaruar se ky botim voluminoz përmban poezi të përzgjedhura nga 12 vëllimet e tij poetike, të shkruara në vitet 1984-2024.

Pas promovimeve në Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Fier,  turi i promovimeve të librit të jetës poetike të Preç Zogaj do të vijojë edhe në Lezhë, Kavajë, Durrës, Elbasan dhe në Korçë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH