Letërsi

10 vjetori i Çmimit Letrar Kadare, Helena Kadare: Uroj që ky çmim të vazhdojë dhe të mos ndërpritet asnjëherë

Shkruar nga Liberale

10 vjetori i Çmimit Letrar Kadare, Helena Kadare: Uroj që ky

Dhjetë vjetori e gjeti Çmimin Letrar Kadare me mungesën e shkrimtarit që i dha emrin në të gjallë të tij. Por në mbrëmjen e këtij përvjetori, që u kthye në një homazh për shkrimtarin i cili ndërkombëtarizoi letërsinë shqipe, nuk kishte si të mungonte zonja Helena Kadare.

Teksa kujtoi bisedën mes themeluesit të çmimit, botuesit Henri Çili dhe Kadaresë, ajo uroi që ky çmim të ketë jetëgjatësi në misionin e tij.

“Edha për hatër të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme që përkon me 10 vjetorin e këtij Çmimi. Është një gjë shumë e gëzueshme. Për çdo çmim që krijohet, rëndësi ka që ai të jetë i qëndrueshëm. Kam parë shumë herë që jepen këto idetë e bukura për të dhënë çmimet dhe pastaj ndërpriten për shumë arsye.
Kam qenë prezente kur Çili dhe i ka bërë propozimin Ismailit dhe ai ka thënë: “Nëse kjo i vlen letërsisë, dakord jam”. Kaluan 10 vjet, jemi këtu, uroj që të vazhdojë dhe të mos ndërpritet asnjëherë”, u shpreh znj. Kadare.

Çmimi Letrar Kadare u themelua në 2014 nga enti Instituti Liberal Pashko, në partneritet me UET Press. Me qëllimin për të mbështetur letërsinë shqipe dhe shkrimtarët e rinj, ky çmim ka shkuar për autorë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Dhjetëra dorëshkrime e autorë janë bërë pjesë e kompeticionit, disa prej të cilëve kanë parë më tej dritën e botimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH