Një buqetë me lule i ka shkuar Grida Dumës pak para nisjes së emisionit të mbrëmshëm. Ka qenë vetë moderatorja e cila ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” buqetën me trëndafilat e kuq.
Duke mos dashur ta zbulojë se kush është ai apo ajo që qëndron pas asaj buqete, Grida ka thënë shkurt dhe qartë që është “një person i bukur”.
"Nga një person i bukur që sjell gëzim me një mentalitet të vlerave”, shkruan ajo krah fotos së buqetës.
Edhe pse nuk ka zbuluar emrin e personit që ia ka dhuruar buqetën, ky postim ka ngjallur kuriozitet në rrjet. Fansat kanë aluduar se buqeta mund të ketë një domethënie të veçantë për të.
Disa kanë përmendur marrëdhënien e saj të afërt me Ervin Salianjin, duke spekuluar nëse ky gjest ka lidhje emocionale dhe pikërisht këto lule janë dhuruar nga ai. Por, duke qenë se Salianji aktualisht është në burg, dhurata mbetet një enigmë...