Magazinë

Konkurrentja bën të 'pabërën' në Për'puthen, fut biberonin në gojë dhe puth Xhebron

Shkruar nga Liberale

Konkurrentja bën të 'pabërën' në

Një Për’puthen i zjarrtë, plotë pasion episodi i sotëm, ndërsa Gabriela i ka vënë ‘flakën’ studios gjatë takimit 4 minutësh me konkurrentin e ri, Xhebron, ku nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtet.

Në një moment, konkurrentja ka bërë të pabërën duke i futur Xhebros biberonin në gojë. Por edhe ky i fundit nuk u tregua i pafajshëm, duke iu kthyer Gabrielës me të njëjtin intensitet kur tha se “ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen”.

Këto momente janë pasuar me nga një puthje mes dyshes.

Gabriela: Do ma jepje mua këtë biberonin?

Xhebro: Po pra ta fusja ty.

Gabriela: Do ma fusje?! Po sikur ta fus unë ty këtë biberonin?

Xhebro: Po fute, ku ka më mirë sesa të ushqehesh nga vajza që të pëlqen.

Gabriela: Si hiqet kjo? Do ta heqësh pak këtë?

Xhebro: Lëre se afrohem unë, afrohem unë.

Gabriela: Prit se ta jap kështu… (i fut biberonin në gojë dhe e puth)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH