Magazinë

Kjo është arsyeja pse Juli duhet ta fitojë "Big Brother Vip" sipas Turjan Hyskos!

Shkruar nga Liberale

Kjo është arsyeja pse Juli duhet ta fitojë "Big Brother

Në një status prekës dhe të sinqertë, Turjan Hysko ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Jul Dedën, në “Big Brother VIP”. Në një status në Instagram, Turi shkruan se Juli ka hyrë në shtëpinë e “BBV” në një moment shumë të vështirë të jetës së tij, pikërisht pas humbjes së të atit, aktorit të mirënjohur Zef Deda.

Ai i ka bërë thirrje publikut që ta votojnë Julian Dedën, duke theksuar se mbështetja për aktorin në këtë periudhë të vështirë është e rëndësishme jo vetëm për Julin, por edhe për të gjithë ata që e kanë përjetuar humbjen dhe dhimbjen.

“Pse duhet të voton Julian Dedën në ‘BBV’? Mund të rendis shumë arsye, por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do t’i mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij! Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve”, ka shkruar Hysko.

Turjani gjithashtu e cilëson si një artist që ka nevojë për dashurinë dhe energjinë e publikut për të vazhduar përpara, duke e përshkruar si një “Piter Pan të përjetshëm” që, për shkak të humbjes së babait të tij, është bërë një burrë me shpirt të butë dhe të ndjeshëm.

“Paratë i duhen çdo artisti, por jam i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikur, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij”, ka përfunduar Hysko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH