Këngëtarja e famshme, Nicki Minaj, ka ndarë së fundmi me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi nga e kaluara e saj.
Minaj ka publikuar një imazh të realizuar 17 vite më parë, në të cilën reperja duket shumë më ndryshe nga tani teksa pozon për kamerën.
Në mbishkrimin që shoqëron foton e saj, reperja fillimisht ka njoftuar ndjekësit se kur është bërë fotografia.
“17 vite më parë”, shkruan ajo, duke shtuar.
Ndër të tjera ajo shton: “Unë i kam bërë vetë flokët dhe grimin tim. Kisha veshur dy palë reçipeta me mbushje që gjoksi të më dukej më i madh”.