Kate Middleton personalisht bëri një vizitë në Spitalin Royal Marsden në perëndim të Londrës për të falënderuar stafin në spitalin ku ajo u trajtua për kancer.
Princesha e Uellsit u takua me stafin mjekësor, i falënderoi për kujdesin dhe dhembshurinë e tyre dhe foli me pacientët me kancer. Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: "Princesha dëshironte të ndërmerrte këtë vizitë si për të treguar mirënjohjen e saj ndaj ekipit të jashtëzakonshëm, ashtu edhe për të theksuar përsosmërinë e klasit botëror në kujdesin dhe trajtimin e ofruar nga Marsden".
Për muaj të tërë ajo hyri nga një derë anësore , pa u parë nga askush. “Të hysh në hyrjen kryesore, pasi ke pasur kaq shumë vizita të qeta dhe private, është vërtet e këndshme”, tha Kate Middleton.
Ka pothuajse një vit që kur u zbuluan për herë të parë problemet shëndetësore të princeshës. Javën e kaluar, Princi William vlerësoi forcën e gruas së tij, duke shpërndarë një foto për të festuar ditëlindjen e saj dhe duke e quajtur atë "gruaja dhe nëna më e pabesueshme".
"Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.," shtoi William./liberale.al/