Magazinë

“Janë të shkatërruar për momentin” ,Princesha Kate Middleton diagnostikua me kancer, flet bashkëpunëtorja e ngushtë e saj

Shkruar nga Liberale

“Janë të shkatërruar për momentin” ,Princesha 

Kate Middleton dhe Princi William po kalojnë nëpër “ferr”, ka deklaruar bashkëpunëtorja e tyre të ngushtë Amaya Arrieta.

Arietta, e cila është stiliste e tre fëmijëve të çiftit princëror, bëri deklaratën pasi princesha u diagnostikua me kancer.

“Janë të shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë në ferr. Është vërtet personale”, ka thënë ajo për Telegraf.

Stilistja, e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin.

Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj, komentet e saj lë të kuptohet për seriozitetin e situatës.

Arietta deklaroi se për veshjen e fëmijëve bashkëpunon ngushtë me dadon aktuale të fëmijëve, Maria Borralo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH