Magazinë

“I gjithë presioni…”/ Ish-banorja komenton lojën e banorëve të “Big Brother VIP 3”: “Nuk e vrasin mendjen për imazhin që lënë pas!

Shkruar nga Liberale

“I gjithë presioni…”/ Ish-banorja komenton lojën e

Gazetarja e njohur Zhaklina Gjolla ishte e ftuar në studion e “Live From Tirana” për të dhënë mendimet e saj rreth finalistëve të “Big Brother VIP 3”. Vetë një lojtare e “Big Brother VIP 2”, ajo komentoi lojën e 6 banorëve të mbetur të këtij edicioni.

Megjithatë, Zhaklina tregoi kujdes në gjykimin e saj dhe vuri re diçka që nuk u kalon në mendje shumë njerëzve. Ajo u shpreh se ata nuk duhet të gjykohen nga publiku për çfarë kanë treguar në shtëpinë e madhe:

“Big Brother” është një lojë me 3 pasqyra. Ne bëhemi të gjithë aktorë kur dalim nga shtëpia, marrim role të ndryshme në bazë të situatave që e gjejmë veten. Në familje do të sillemi si një mama, baba, vëlla apo motër. Në shoqëri marrim rolin e një miku. Roli yt influencohet tejmase nga personat që ke përballë.

Kështu që kur futesh në “Big Brother”, nuk ke vetëm lojtarët përpara. Ke familjen, publikun… I gjithë presioni që të krijohet dhe ambicia për të vazhduar lojën të bën një person tjetër dhe është e lehtë për publikun t’i gjykojë nga rehatia e divanit. Më bëhet qejfi që kur dalin, nuk e vrasin mendjen për imazhin që lënë pas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH