Horoskop

Po ju jeni një prej tyre? Këto shenja horoskopi nuk duan të rriten kurrë

Shkruar nga Liberale

Po ju jeni një prej tyre? Këto shenja horoskopi nuk duan të

Binjakët

Një Binjak është si një fëmijë në një trup të rrituri. Ata urrejnë të bëjnë punët e shtëpisë dhe janë pak të çrregullt e si fëmijë në gjithçka që bëjnë. Kjo shenjë është gjithashtu tepër nostalgjike, që do të thotë se i pëlqen të shohë të njëjtat filma dhe të dëgjojnë të njëjtat grupe muzikore që kanë dashur dhe adhuruar prej adoleshencës.

Gaforrja

Gaforrja e përbuz idenë e rritjes dhe moshimit. Të lindurit e kësaj shenje bien në dashuri me çdo epokë të jetës së tyre. Kjo shenjë nuk e pëlqen idenë e blerjes së një shtëpie ku do t’u duhet të angazhohet me gatime, pastrime e të tjera detyrime të përditshme. Në vend të një stili jete rutinë, ata duan argëtimin, koncertet, kinemanë, etj.

Shigjetari

Kjo shenjë ka energji të pashterueshme si një fëmijë, falë mënyrës si jetojnë, si bëjnë shaka dhe ky është një tipar që të gjithë jua njohin. Shigjetari kërkon përvojat argëtuese, të ngjashme me fëmijët sa herë që të jetë e mundur. Ata mund të argëtohen në parqe lodrash, në parada karnavalesh dhe të largohen prej andej me një mollë sheqeri ose një arush pellushi në dorë sepse në fund këto janë gjërat që u pëlqen të bëjnë më shumë.

Poll
SHQIPENGLISH