Horoskop

Parashikimi i Horoskopit JAVOR nga Meri Gjini: Ekonomia në fokus, shenja që përfiton

Shkruar nga Liberale

Parashikimi i Horoskopit JAVOR nga Meri Gjini: Ekonomia në fokus, shenja

Si çdo javë astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit.

Orët e para të ditës së hënë sipas saj do vazhdojnë më itensitetin e hyrjes pozitive të planetit të fatit me Venusit, që ka të bëjë me ekonominë dhe ujditë.

Këtë javë këto çështje do ishte mirë t’i vini në agjendë që në orët e para të së hënës. Hëna e plotë e ditës së mërkurë do të jetë te Peshqit, ndërmjet Saturnit dhe Neptunit. Kjo do bëjë që ndjeshmërit të jenë të forta dhe te njerëzit më racional. Kjo do reflektojë në reagime dhe në sjellje të pjesës më të madhe.

Java nis me tendencën për tu marrë me çështje të ekonomisë dhe profesionit. Kjo hënë do sjellë tendencën për ekzagjërim, që çdo gjë që shkëlqen ta quajm flori. Prandaj jini të kujdesshëm dhe racional.

Meri Gjini ishte e ftuar këtë të hënë në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ku edhe ka bërë parashikimin e javës: 

Dashi
Si tendencë kanë nëvojën për arrati, për tu shkëputur nga realiteti. Kanë tendencën për të udhëtuar. Si detyrim kanë për të siguruar shëndetin e vet dhe për të siguruar sistemin imunitar. Kujdes me shpenzimet. Mërkuri është në një pozicion të rëndësishëm me diellin për ta. Kjo bën që truri i tyre të jetë në hiperaktivitet për çfarë presin në karrierën e tyre.

Demi
Duhet të ruajnë disi ekulibrat në jetën personale. Është një hënë e plotë që ndihmon pjesën sociale. Kanë një tendencë për të projektuar udhëtime, por dëshira është për dhe munësia është për më vonë.

Binjakët
Do e gjejnë veten të ngarkuar në shumë drejtime. Pasi janë në mes të dy katërkëndëshave. Kujdes në lëvizjet apo diskutimet në lidhje me punën. E dyta ka të bëjë me fizikun e tyre. Nëse keni çështje me shëndetin që ju shqetësojnë vendosini prioritet pasi është momenti për t’i zgjidhur. Ruani ekulibrat e komunikimit pasi kanë tendencë për të qenë të rëndë.Ngarkesat që ndjejnë mund t’i bëjë të hidhur.

Gaforrja
Është një Hënë e plotë te Peshqit që nxit fantazinë. Kjo bën që të dalin lëvizje që kanë lidhje me punën. Ëështë një javë dhe një periudhë që ndihen të ngarkuar dhe të lodhur. Planeti i punës dhe i karrierës ndodhet te ata në hyrje shumë të fortë dhe pozitive me Mërkurin. Prandaj do ishte mirë që pavarësisht lodhjeve, ta shfrytëzojnë këtë periudhë për orientimet profesionale.

Luani
E vetmja gjë që mund të ndikojë kjo Hënë e plotë te ju, është te shpërndarja e informacionit që del nga goja e tyre. Prandaj çfarë ka të bëjë me planet në raport me zhvillimin e tyre personal, të mos ndahet me të tjerët. Të paktën deri të premten. Vendosja planetare mund të bëjë që informacioni që shpërndani të përkthehet në anulim të planeve tuaja.

Virgjëresha
Mërkurin e kanë te vetja, përballë kanë Saturnin. Për të diskutuar çështje të rëndësishme, për të rënë në ujdi të rëndësishme. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm se më kë flasin dhe çfarë ujdish do të afrojnë. Pasi kanë edhe një tendencë për të bërë gabime me njerëzit që zgjedhin për të bashkëvepruar. Të lindur në 10 ditëshin e parë të shenjës kanë një javë shumë të mirë për të zgjidhur çështje bankare dhe profesionale.

Peshorja
Në orët e para të paradites së sotme kanë Venusin në hyrje shumë të bukur me Jupiterin. Nuk ka moment më të mirë për të diskutuar çfarë kanë më të rëndësishme. Hëna e plotë dhe mini eklipsi, do të ketë një llojë “bllokim-devijim” në planet e tyre. Presin diçka që do dalë komplet ndryshe pritshmërive të tyre. Do ishte mirë të ishin elastik dhe të përshtaten. Risqet këtë javë janë të mirëpritura

Akrepi
Që në orët e para sot dhe deri në fundjavë, do të duhet të kontrollojnë mënyrën se si komunikojnë, se si imponohen, mënyra si mendojnë punën të jetë e kuptueshme. Të jenë tonacionet e ulëta dhe të qarta. Kompromisi në mënyrën si do bashkëveprojë në ambjentet profesionale do ishte formula magjike për një javë produktive. Kjo Hënë te peshqit ndihmon kreativët e Akrepit.

Shigjetari
Me Saturnin në familje të 4 të Diellit të tyre përballë mërkurit do bëjë që të dalin ngarkesa në ambjentin e punës. Bëhet fjalë për shtim të obligimeve. Gjë që do bëjë që grindja në lidhje me lodhjen do jetë prezent. Të tjerët duhet të tregohen empatik me ju. Ju dalin ngarkesa të paplanifikuara. Duhet të keni durim.

Bricjapi
Pavarësisht se është në hyrje të afërt me Diellin kjo hënë e plotë, do rezultojë pozitive. Do marrin vëmendje dhe do arrin qëllimin shumë më lehtësisht se ç’ndodh zakonisht. Do ndihen të lehtësuar në anën profesionale. Venusi te peshorja i bën t’i shtrenogjnë pak dhëmbët në anën emocionale, për mos të ndarë lehtësisht mërzitjen e momentin.

Ujroi
Faktori surprizë apo i ndryshimit do të jetë prezent. Nisur që nga paraditja e ditës së sotme dhe në vazhdim të javës. Qëllimi i tyre kryesor është të kosnolidojnë bazën ku mbështet biznesi dhe karriera e tyre. Faktori surprizë këtë mes jave bën të mundur realizimin e një objektivi ekonomik. Shija e javës është ngarkesa dhe ankthi, por rezultati është i mirë.

Peshqit
Kjo Hënë e plotë te Peshqit i bën që të jenë të kujdesshëm apo të gjejnë zgjidhje për çështje shëndeti. Kemi të bëjmë me një periudhë që ka nisur që nga marsi i vitit të kaluar dhe do përfundoj në mars të 2025. Kjo periudhë i bën Peshqit që të kenë prioritet fizikun dhe problematikat e tij. Nisur nga kjo javë, nga nesër të rishqyrtojnë edhe njëherë pjesën e zgjidhjes së problematikave.

Poll
SHQIPENGLISH