Dashi
Nëse do një katër ditësh të qetë dhe të mirë, duhet të shmangë bisedat serioze pasi mund të ketë zhgënjime dhe reagime emocionale që nuk i pret.
Demi
Reagimet emocionale në territorin familjar të tyre do dominojnë. Sot dhe nesër duhet të jetë më i hapur në propozimet e reja. Urani është te ata, kështuqë sa më fleksibël të jeni aq më mirë.
Binjakët
Janë të përfshirë në vrazhdën e ndryshimeve të herë pas hershme, fokusojeni vëmendjen tuaj sot edhe nesër te puna. Sepse çfarë është diskutuar muajt e fundit në lidhje me punën do jenë tematikë sot edhe nesër.
Gaforrja
Mbyllini pak veshët, pasi keni tendencë për tu lodhur nga fjalët e shumta që dëgjoni nga të tjerët. Mos i jepni rëndësi dhe mos reagoni.
Luani
Duket sikur agjenda e tyre varet nga humori në familje dhe me partnerin. shtë në varësi se çfarë do bëjnë ata që i doni fort. Fundjavën do e kaloni me njerëz shumë selektiv.
Virgjëresha
Kanë diellin te vetja ballë për ballë urani. Duhet të jeni të hapur në çfarëdo lloj devijimi apo ndryshimi që mund të ketë agjenda e tyre përsa i përket njerëzve që bashkëpunoni. Nesër duhet ta shfrytëzoni për çfarë keni të rëndësishme për detyrimet, pasi hëna e plotë ju ndihmon t’i mbyllni këto detyrime.
Peshorja
Janë në pritje të Diellit të tyre. Ky diell do i ndihmojë të dalin në vijë të parë të javës që vjen. Por këtë 4 ditësh duhet të flisni pak më pak, që të merreni seriozisht. Hyrjet janë të favorshme.
Akrepi
Nëse duan një 4 ditësh të mirë do të duhet t’i dedikojnë kohë njerëzve të cilët ndihen sikur nuk kanë patur vëmendjen tuaj. Nëse e beni këtë atmosfera do rrjedhi butë dhe kjo hënë e plotë nuk do interferojë.
Shigjetari
Tendenca e fundjavës është që dikush ka nevoj për të. Një pjestar i familjes. Diçka që doli jashtë planifikimeve. Kjo do bëjë që vëmnedja e tyre do fokusohet në zgjidhjen e kësaj çështje.
Bricjapi
Kanë një tendencë për tu takuar me njerëz nga e kaluara. Sot edhe nesër do kenë një agjendë të ngjeshur edhe pse vëmendja e tyre është te problematikat e krijuara në familjet e tyre. Por mos u merrni me sqarime serioze sot edhe nesër paradite. Do jenë shumë më të thjeshta këto situata në fundjavë dhe në vazhdim.
Ujorët
Duhet të bëjnë çfarë është e mundur nëse duan të bëjnë ndryshime në punën apo biznesin e tyre. Mendojeni brenda ditës së sotme, pasi do gjeni zbatim.
Peshqit
Çështjet e shoqërisë është pjesa ku duhet të jenë të kujdesshëm. Kanë tendencën për të reaguar keq në ngacmime të ndryshme sociale.