Horoskop

Këto shenja horoskopi kanë si qëllim vetëm të ju prishin ditën

Shkruar nga Liberale

Këto shenja horoskopi kanë si qëllim vetëm të ju

Për Virgjëreshën, gjithçka fillon dhe mbaron me ‘rënkimin’ e saj të pandërprerë. Kjo shenjë ankohet për gjithçka pa asnjë arsye. Ajo është e ekzagjeruar në reagimet e saj dhe shpesh e mjerë. Ajo kritikon të gjithë dhe gjithçka. Duke u sjellë kështu në çdo mjedis, Virgjëresha lëshon aq shumë energji negative sa për disa është e padurueshme dhe e papranueshme.

Akrepat nuk ndalojnë kurrë së kontrolluari botën përreth tyre. Dhe për shkak se shqisat e tyre janë gjithmonë vigjilente, është e vështirë për ta të pushojnë ose të duken miqësorë. Nëse diçka shkon keq, ai tenton të “nxjerrë thumbin” për t’u mbrojtur dhe për t’u fshehur. Ndoshta duhet të qetësohet pak, të relaksohet dhe të hapet më shumë.

Bricjapi drejtohet nga Saturni dhe kjo shpesh e bën gjykimin e tij të ashpër dhe fjalët e tij të ashpra. Kjo është sigurisht sepse ai i sheh gjërat pikërisht ashtu siç janë, realiste dhe jo siç mund të dëshironin të tjerët. Mirëpo mënyra se si shpreh mendimin e tij është e tillë që shkakton “bllokim”. Të tjerët nuk janë të kënaqur me praninë e tij. Përkundrazi, ata ndihen nën presion dhe vazhdimisht të testuar. E gjithë kjo energji negative që ata që e rrethojnë marrin nga Bricjapi, i mbyt. Ndoshta si shenjë ai duhet të mësojë të shprehet me më shumë mirësjellje dhe diplomaci.

Poll
SHQIPENGLISH