Horoskop

Këto shenja horoskopi janë të rrezikshme!

Shkruar nga Liberale

Këto shenja horoskopi janë të rrezikshme!

Gaforrja

Gaforret mund të preken lehtësisht nga emocionet e tyre, por nëse kanë dyshimin më të vogël te partneri/ja, ata do të bëjnë gjithçka që të futen edhe skutat më të errëta për të zbuluar detaje apo të vërtetën bazuar në dyshimin e tyre.

Ndjenja e rehatisë është prioritet për Gaforret, kështu që kur ata nuk shohin që ky standard është cenuar, do të hyjnë edhe në telefonat e partnerit/es për të ruajtur të palëkundur besimin e tyre dhe njëherësh, duke respektuar kufijtë e marrëdhënies në çift. Gaforret ndihen më të sigurt duke eksploruar jetën e tjetrit, ndaj kontrolli i telefonit të partnerit/es është një konfirmim më tepër për lidhjen e tyre.

Akrepi

Ashtu si Gaforret, edhe Akrepët janë shenja Uji, pra ata i përjetojnë emocionet e tyre shumë thellë dhe fuqishëm. Kjo është arsyeja pse të qenit i/e pambrojtur me njerëzit mund të jetë një standard i pakëndshëm për ta.

Nëse një Akrep nuk i përballon pasiguritë e tij/saj, ai/ajo mund të bëhet pak paranojak/e ose dyshues/e ndaj njeriut të zemrës. Pra, nëse në njëfarë mënyre binden se dikush ka thyer besimin e tyre, Akrepët mund ta justifikojnë një rast përgjimi ndaj telefonit të partnerit/es, për të gjetur ndonjë “provë” tradhtie.

Poll
SHQIPENGLISH