Horoskop

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më shumë rëndësi s*ks-it! Bën pjesë partneri juaj te këto shenja?

Shkruar nga Liberale

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më

Intimiteti dhe kimia me partnerin janë dy elementët kryesorë të një lidhjeje që çdo kush dëshiron t'i ketë. Kur vjen puna te shenjat e horoskopit këto katër shenja e kanë primore intimitetin në marrëdhënie duke i kushtuar më shumë rëndësi privatësisë dhe kohës me partnerin.

Dashi

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më

Të lindurit e kësaj shenje janë pasionantë dhe të zjarrtë dhe kërkojnë të njëjtën kimi seksuale tek partnerët e tyre. Ata janë shumë aventurierë në dhomën e gjumit, kështu që kanë nevojë për dikë që t’i bashkohet “arratisjeve” seksuale dhe t’i prezantojë me gjëra të reja.

Demi

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më

Si një nga shenjat më joshëse të zodiakut, nuk është çudi të shohim Demin në këtë listë. E sunduar nga Afërdita, shenja e tokës ka të bëjë me kënaqësinë në çdo kuptim të fjalës. Demi ndizet kur shqisat e tij fizike janë të lëkundura, kështu që ju mund të prisni shumë puthje, përqafime dhe afërsi. Kjo shenjë i jep vlerë lidhjes emocionale, kështu që bëhuni gati për biseda të gjata nën çarçafë.

Luani

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më

Luanët dëshirojnë afirmim të vazhdueshëm fizik nga partnerët, pavarësisht se ku janë. Atyre u pëlqen t'i kenë të gjithë sytë tek ata, por mbi të gjitha dëshirojnë të jenë qendra e universit te njeriu i zemrës. Kur bëhet fjalë për seksin, Luanët dinë si të kënaqin, madje duan vëmendje absolute edhe në dhomën e gjumit.

Akrep

Këto janë shenjat e horoskopit të cilat i japin më

Nëse njihni një Akrep, e dini se ata janë sensualë, intensivë dhe dominues. Atyre u pëlqen ta sjellin atë energji në dhomën e gjumit dhe kjo është arsyeja pse “ndeshja” më e mirë në shtrat për një Akrep është me një tjetër Akrep. Shenja e ujit është e mbushur me pasion, ndaj mos u habisni nëse partneri Akrep dëshiron përkëdhelje gjithë kohës.

Poll
SHQIPENGLISH